CEFTA

CEFTA (Central European Free Trade Agreement) është një marrëveshje e tregtisë se lire ne të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i  Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia.Marrëveshja e pare e CEFTA-s u nënshkrua nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia ne Dhjetor 1992 dhe hyri ne fuqi ne Korrik 1994.

Nëpërmjet CEFTA-s këto vende pjesëmarrëse u mobilizuan për t’iu qasur institucioneve politike, ligjore dhe ekonomike te Bashkimit Evropian, duke forcuar ne këtë mënyrë demokracinë dhe ekonomitë e tyre te tregut. Sllovenia iu bashkua CEFTA-s ne 1996, Rumania ne 1997, Bullgaria ne 1999, Kroacia ne 2003 dhe Maqedonia ne 2006.Meqenëse ne 2007 te gjitha palët e mëparshme te CEFTA-s kishin hyre ne Bashkimin Evropian dhe kishin dale nga CEFTA, u vendos qe CEFTA te shtrihej ne pjesën e Ballkanit te mbetur jashtë BE-se.Ne këtë kohe Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia kishin nënshkruar një numër te madh marrëveshjesh bilaterale te tregtisë se lire ne kuadrin e Paktit te Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Këto u zëvendësuan nga një marrëveshje e vetme multilaterale - CEFTA.Nga këndvështrimi politik, CEFTA është pjese e përpjekjeve te vendeve te rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) për te krijuar një treg rajonal qe mundëson zhvillimin ekonomik dhe qe do e kontribuoje eventualisht ne rritjen e sigurisë dhe stabilitetit politik ne Ballkan.CEFTA është vetëm një element i integrimit ekonomik rajonal. Elemente po aq te rëndësishëm te këtij integrimi janë iniciativa ne fusha te tjera si Komuniteti i Energjisë, Zona e Përbashkët e Aviacionit, Memorandumi i Evropës Juglindore ne fushën e Transportit, Iniciativa e Evropës Juglindore ne fushën e Telekomunikacioneve dhe Internetit, Kompakti i Investimeve, etj. Te gjitha këto iniciativa synojnë krijimin e një tregu te përbashkët rajonal qe ne një faze te mëvonshme do te integrohet ne tregun e madh Evropian.