Odat Ekonomike

Oda Ekonomike Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës. OEK-u është organizatë profesionale e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse. Është institucioni i vetëm i biznesit i themeluar me ligj dhe veprimtaria e OEK-ut zhvillohet mbi bazën e këtij Ligji (Ligji mbi Odën Ekonomike të Kovoës 2004/7 i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i Institucioneve shtetërore të Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike. Oda Ekonomike e Kosovës analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bën ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare.
Oda Ekonomike e Kosovës kontribuon në zhvillimin e ndërmarrjeve dhe me profesionalizimin dhe vendosmërinë e saj kontribuon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqërisë kosovare me vlerat evropiane.
Oda Ekonomike e Kosovës përbëhet nga këto departamente:
1.       Departamenti i Administratës, Financave dhe TI;
2.       Departamenti i Shërbimeve ndaj anëtarëve;
3.       Departamenti për Arsim dhe Aftësim Profesional;
4.       Departamenti i Analizave Ekonomike;
OEK përveç selisë qendrore të Prishtinës ka dhe disa njësi regjionale si atë të Mitrovicës, Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gjilanit dhe Ferizajt.
Në bazë të Ligjit mbi OEK-un, anëtarësimi në OEK është vullnetar.
Anëtar i Odës Ekonomike të Kosovës konsiderohet subjekti juridik apo fizik që nënshkruan Marrëveshjen për Anëtarësim dhe i kryen të gjitha obligimet sipas kësaj marrëveshje. Në OEK mund të anëtarësohen edhe organizatat tjera të subjekteve ekonomike si dhe organizatat në lëmin e shkencës, shoqatat profesionale dhe shoqatat tjera të cilat me aktivitetin e vet e përparojnë afarizmin e subjekteve ekonomike.
Ekzistojnë disa nivele të anëtarësimit në OEK si niveli bazë, niveli i mesëm , niveli i lartë dhe PATRON. Pas anëtarësimit, OEK luan rolin si përfaqësuese, lobuese, mbrojtëse e interesave të komunitetit të biznesit dhe ofruese e shërbimeve publike e profesionale.
Të gjitha ndërmarrjet e ekonomisë së Kosovës, të anëtarësuara në Odën Ekonomike të Kosovës, organizohen në Shoqata specifike sipas degëve dhe nëndegëve.
Organizimi i Shoqatave bëhet me qëllim që anëtarët e OEK të përfitojnë nga aktivitetet e përbashkëta si lobimi, bashkëpunimi me institucionet kërkimore-shkencore, organizimi i aktivitete për promovimin e ndërmarrjeve, pjesëmarrje në panaire rajonale dhe ndërkombëtare. Shoqatat i kryejnë aktivitetet e veta në bazë të planeve të tyre të aprovuara në fillim të vitit.
 OEK-u ka autorizime publike për:
-          Të ofruar shërbimin e Arbitrazhit të Përhershëm për zgjedhjen e kontesteve ekonomike dhe juridike;
-          Lëshimin e Certifikatave të Origjinës;
-          Lëshimin e Certifikatave në fushën e Transportit Rrugor (CPC dhe ADR).
Të gjithë investitorët mund të vizitojnë faqen zyrtare të OEK për të gjetur më shumë informacion rreth investimeve, privatizimeve, potencialit ekonomik të Kosovës, si dhe strukturës ligjore në Kosovë.
Shërbimet e Përgjithshme të OEK-ut janë :
-          Përfaqësimi i interesave të Komunitetit të Biznesit Brenda dhe jashtë Kosovës;
-          Përfaqësimi i interesave të punëdhënësve në dialogun social;
-          Promovimi i imazhit të Kosovës dhe i mundësive për investime në Kosovë;
-          Organizimi i Misioneve Tregtare, takimeve B2B në mes të ndërmarrjeve kosovare dhe të huaja dhe vizita në panairet më të rëndësishme ndërkombëtare;
-          Shërbime promovuese : Panaire, Klube Biznesi dhe promovimi i kompanive në aktivitete të organizuara me grupe të fokusuara të ndërmarrjeve.
-          Konsulence
-          Lëshimi i Barkodeve për produkte kosovare;
-          Përgatitje të ndërmarrjeve për Certifikim me ISO;
Trajnimet:
a)      Trajnime në fushën e Transportit – CPC dhe ADR;
b)      Trajnime të nivelit ekzekutiv :Të organizuara në bashkëpunim me WIFI;
c)       Trajnime në fushën e aftësimit dhe arsimit profesional me përkrahje të Komisionit Evropian.