Doganat

Dogana e Kosovës jep kontributin e tij në çështjet ekonomike dhe çështjet e sigurisë. Mbledhja e taksave doganore si Taksat doganore, Tatimi mbi vlerën e shtuar, Akcizën derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës duke ndihmuar kështu zhvillimin ekonomik të shtetit. Gjithashtu Shërbimi Doganorë kontrollon importimin dhe eksportimin duke mundësuar mbrojtjen e ekonomisë si dhe mbrojtjen e markave tregtare, dhe gjeneron statistika të sakta për tregtinë e jashtme.
Dogana e Kosovës është e gatshëm që të përkrahë të gjithë investitorët potencial. Kjo përkrahje ju ofrohet atyre që të përfitojnë procedura më të lehta dhe më të shpejta për import. 
 
Tarifat doganore në Kosovë së i përket importi janë:
  • 0% për mallrat që importohen nga vendet e CEFTA
  • 10% për mallrat që importohen nga të gjitha shtetet tjera
  • 16% tatimi mbi vleren e shtuar
  • Taksa e akcizës variabile per produket si: duhani, nafta, alkoholi, etj.
 
Pas ndryshimeve të bëra në sistemin doganorë është bërë reduktimi i tarifave doganore për:
    • mjetet kapitale (Themelore)
    • lëndët e para për agrobiznes dhe disa sektorë tjerë të prodhimtarisë
    • lëndëve të ndërmjetme për procesim të mëtutjeshëm nga 10% në 0%, si dhe janë hequr detyrimet doganore për:
      • naftën dhe produktet e naftës
      • grurin dhe misrin
     
    Të liruara nga tarifat doganore janë:
    • Plehrat artificiale
    • Prodhimet farmaceutike
    • Instrumentet dhe aparatura kirurgjike
    • Mallrat për qëllime humanitare
    • Mallrat që përdoren nga diplomatët e huaj dhe misionet konsulare
    • KFOR-i
    • UNHCR
    • Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
    • OJQ e regjistruara te UNMIK-u që kanë qëllim mbështetjen e programeve dhe projekteve humanitare dhe rindërtuese në Kosovë

    Sa i përket sigurisë Dogana e Kosovës lufton aktivitetet ilegale, rritë sigurinë përmes prezencës në pikat kufitare duke luftuar krimin kufitar. Një prej hapave që ka ndërmarr Dogana e Kosovës për luftimin e krimit është aplikimi i sistemit banderolë mbi alkoolin dhe duhanin çka ndihmon në zvogëlimin e kontrabandimit të këtyre produkteve.
     
    Po ashtu edhe hapi tjetër për luftimin e krimit është edhe  Qendra Operative e cila punon pandërprerë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Prej kësaj qendre bëhet edhe monitorimi i sistemit të kamerave CCTV i cili është i vendosur në të gjitha pikë kalimet zyrtare të Republikës së Kosovës. Në kuadër të Qendrës Operative funksionon edhe linja konfidenciale në të cilën të gjithë qytetarët mund të lajmërojnë 24 orë në ditë mbi çfarëdo informate që do të ndihmoj në luftimin e korrupsionit dhe kontrabandës. Numri konfidencial i Shërbimit Doganor është 038/500 095.