Financimet

Në rast se një ndërmarrës nuk mund të siguroj fonde për financimin e biznesit nga burimet vetanake atëherë ai duhet të kërkojë financime nga burime tjera.
Financimet kryesore të një biznesi janë:
  1. Kreditë komerciale
  2. Huat familjare
  3. Grantet
  4. Partneritet

Kreditë komerciale merren nga bankat për çështje të zhvillimit të biznesit dhe në marrëveshje me bankën përcaktohet shuma, koha gjatë të cilës planifikohet të kthehet kredia, interesi i bankës etj. Shpesh mund të ndodhë që për arsye të ndryshme banka nuk e lëshon kredinë e kërkuar.
 
Huaja familjare është çështje që zgjidhet mes personit që e merr huan dhe e personit i cili ia siguron huan. Koha gjatë të cilës do të kthehet huaja, mënyra e kthimit të saj etj. caktohen në mes palëve.
 
Grantet janë shuma të cilat i merr biznesi nga donatorë të ndryshëm. Në shumicën e rasteve kjo shumë nuk i kthehet palës që e siguron por ka edhe raste që pala kërkon që ajo ti kthehet në mënyra të shërbimeve të ndryshme.
 
Partneriteti është formë e sigurimit të pjesërishëm të financimit për zhvillimin e biznesit nga ndihma e personave apo bizneseve tjera që posedojnë ato duke e ndarë me këta persona/biznese financuese fitimin e biznesit. Partneritet mund të krijohet në mes dy apo më shumë palëve. Kohëzgjatja e partneritetit varet nga marrëveshja në mes palëve.