Energjia

Kosova është e pasur me qymyr i cili përmban bazën kryesore të zhvillimit të burimeve energjetike. Këto resurse gjenden në kushte ideale të shfrytëzimit. Në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave funksionon Departamenti i Energjisë i cili punon për përgatitjen dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve të ndryshme për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik në Kosovë në mënyrë që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm, efikas dhe i mjaftueshëm me energji për konsumatorët dhe ekonominë, gjithnjë duke përdorur në mënyrë sa më racionale resurset energjetike të vendit.

Lidhja në rrjetin e furnizimit me energji
 - Për tu lidhur në rrjetin e furnizimit me energji të konsumatorit duhet të kalohet nëpër këto hapa:
  • Aplikimi i konsumatorit në sportelet e Shërbimit të Përkujdes të Furnizuesit, duke ofruar të gjitha të dhënat e sakta që kërkohen
  • Vizitimi i konsumatorit nga ekipet e operatorit për të inspektuar lidhjen
  • Dorëzimi i draft marrëveshjes së kyçjes së konsumatorit nga furnizuesi dhe nënshkrimi i kontratës për furnizim
  • Kyçja e konsumatorit në rrjetë bëhet deri në 3 ditë pas nënshkrimit të kontratës për furnizim
Si për konsumatorët privat ashtu edhe për biznese një herë në muaj Korporata Energjetike e Kosovës bën dërgimin e faturave për energji elektrike të konsumit të muajit paraprak. Nëse konsumatori nuk e paguan faturën atëherë furnizuesi ka të drejtë që përmes operatorit të sistemit të bëjë çkyçjen e konsumatorit nga rrjeti, sipas Rregullit mbi Çkyçjet dhe Ri-kyçjet e Konsumatorëve në Sektorin e Energjisë në Kosovë.Në rast se konsumatori nuk pranon faturë ai nuk lirohet nga obligimi për të paguar.

Ndërmarrjet e Privatizuara
 - Me rastin e blerjes së një ndërmarrje (komplet apo një pjese të saj) dhe në rast se ajo ndërmarrje ka nevojë për furnizim me energji elektrike ose ka trashëguar borxh të pa paguar duhet të bëhet lajmërimi në sportelet e Shërbimit të Përkujdesjes me Konsumatorë në njësinë e KEK-ut ku do të bëhet ndërrimi i emrit të konsumatorit dhe nënshkrimi i kontratës për furnizim. 
Kosova ka rrjetin e energjisë 220V dhe prizat janë sipas standardit Gjerman.