Rrugët

Rrugore - Territori i Kosovës ka një infrastrukturë rrugore të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme biznesore. Rrjeti rrugorë përbëhet prej 630km rrugë kryesore.
Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe regjionale është Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ndërsa për rrugët lokale përgjegjëse është Komuna.
Në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit funksionin Departamenti i Infrastrukturës Rrugore i cili është përgjegjës për të gjitha çështjet lidhur me rrugët.
Me ndërtimin e autostradës me Shqipërinë, Kosova do të jetë një pikë e rëndësishme lidhëse e Evropës Perëndimore me Detin Adriatik.
 
Hekurudhore - Kosova posedon një sistem hekurudhorë prej 330 km që mbulon tërë territorin e Kosovës duke lidhur veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin.
Sistemi Hekurudhorë përveç transportit të pasagjerëve për qëllime private dhe zyrtare ofron edhe transportin e mallrave të ndryshme për qëllime të bizneseve, në Kosovë dhe jashtë saj. Një transport i tillë realizohet jo vetëm përmes hekurudhës por edhe në kombinim me lloje tjera të transporteve.
Hekurudhat e Kosovës mundësojnë ndërtimin e binarëve industrial privat nga linjat hekurudhore deri te vendi i klienti.
Përgjegjës kryesorë për transportin e mallrave nëpër Hekurudhat e Kosovës është Divizioni Komercial i Hekurudhave të Kosovës.
 
Ajrore - Kosova posedon një aeroport të vetëm, Aeroportin e Prishtinës, i cili është njëri prej aeroporteve më të frekuentuara në regjion. Ky aeroport ofron fluturime në qendrat më të rëndësishme Evropiane por edhe në Amerikë.
Sikurse edhe transportet tjera ashtu edhe transporti ajrorë përveç transportit të pasagjerëve bën edhe transportin e mallrave (kargo) të ndryshme për qëllime biznesi. Aeroporti i Prishtinës ofron një shërbim të shpejtë, efektiv dhe profesional të bartjes së ngarkesave. Aeroporti bënë ekzaminimi e çdo ngarkese përmes rezeve - X. Varësisht prej peshës së ngarkesës edhe tarifat e pagesë janë të ndryshme.
Aeroporti i Prishtinës ofron kushte të përshtatshme për transportimin e mallrave që kërkojnë trajtim të posaçëm, duke poseduar frigoriferë për ruajtjen e mallit. Gjithashtu posedon edhe të gjitha pajisjet për ngarkimin dhe shkarkimin e mallit. 
Pas arritjes së mallit çdo kompani transportuese duhet të bëjë tërheqjen e tij brenda 24 orëve në të kundërtën duhet të paguaj shtesë.