Telekomunikacioni

Sektori i telekomit në Kosovë është i zotëruar nga Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK). PTK ofron shërbime të telefonisë fikse, shërbime postare dhe të internetit. Në kuadër të saj funksionin edhe operatori i telefonisë mobile Vala që i ofron shërbimet e telefonisë mobile. Përderisa shërbimet e internetit i ofron e ashtuquajtura DardaNet që operon në kuadër të PTK-së.
Operatorë i dytë i telefonisë mobile është Ipko, i cili përveç shërbimeve të telefonisë mobile ofron edhe shërbime të telefonisë fikse, VoIP, Tv kabllor, shërbime Interneti etj. 
Dhe operatori i tretë i cili ofron shërbime të telefonisë fikse dhe të internetit është Kujtesa.

Përveç PTK shërbimet postare i ofrojnë edhe shumë kompani të huaja që operojnë edhe në Kosovë si UPS, TNT, FEDEX, DHL.

Kosova është e mbuluar me 600 telefona me pagesë të lokalizuar në zona publike si dhe 470 nëpër posta. Disa pjesë të qytetit janë të mbuluara me WLAN.

Si Vala ashtu edhe Ipko ofrojnë oferta me çmime të veçanta për biznese. Për më shumë informata rreth shërbimeve vizitoni faqet zyrtare përkatëse.