ECIKS

Nisma Ekonomike për Kosovën - ECIKS​ është një organizatë jo fitimprurëse e themeluar në Vjenë, Austri në Prill të vitit 2003. Qëllimi kryesor i ECIKS është përkrahja e zhvillimit ekonomik të Kosovës, kryesisht përmes promovimit të investimeve të huaja. Për të arritur këtë qëllim, ECIKS vepron në mënyrë të pavarur ose në kuadër të projekteve të financuara nga donatorët.

Misioni i ECIKS është përkrahja zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes promovimit dhe mundësimit të investimeve të huaja, përkrahjes së sektorit të NVM-ve dhe përmes zhvillimit të politikave dhe strategjive ekonomike për Kosovën. Nga nëntori 2006, në kuadër të një projekti të propozuar nga ECIKS e të financuar nga Qeveria Austriake përmes Austrian Development Agency (ADA), ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermano-folës.

Kjo zyre është njëkohësisht edhe përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit.ECIKS është përkushtuar të ndihmojë Kosovën drejt rrugës së saj për një Kosovë demokratike, me prosperitet, dinamike e të zhvilluar ekonomikisht, e integruar tërësisht në Bashkimin Evropian. ECIKS ofron shërbime profesionale dhe të besueshme për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Për më shumë, në kuadër të projektit për promovimin e investimeve, shumica e shërbimeve për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët potencial në Austri, Gjermani dhe Zvicër janë falas.

Shërbimet për ndërmarrjet kosovare përfshijnë:
  1. Identifikimin e partnerëve të huaj
  2. Ndihmën në fushën e tregtisë me ndërmarrjet nga Bashkimi Evropian
  3. Identifikimi i investitorëve potencial për investime të përbashkëta
  4. Ndihma në transferin e teknologjisë dhe të Know-How
  5. Konsulencë në fushën e biznesit dhe atë ligjore

Shërbimet për ndërmarrjet e huaja dhe investitorët potencial përfshijnë:
  1. Informata mbi mundësitë e investimeve
  2. Informata dhe analiza të tregut
  3. Ndihmë me institucionet lokale
  4. Informata mbi ambientin e biznesit
  5. Informata mbi kornizën ligjore
  6. Identifikimi i partnerëve lokal
  7. Hulumtimi i tregjeve të reja
  8. Konsulencë në fushën e biznesit dhe atë ligjore
  9. Shërbime After-Care

Vegza