IPAK

Agjencia e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) është themeluar si një agjenci ekzekutive nën administrimin e Ministrinë së Tregtisë dhe Industrisë, e rregulluar me ligjin për investimet e huaja në Kosovë. Investimet e huaja në Kosovë do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës nëpërmjet uljes së papunësisë dhe rritjes së të mirave sociale të qytetarëve të Kosovës.

Në shume aspekte, Kosova është një nga ambientet më tërheqëse të bizneseve në rajon. Potenciali më i madh janë minierat, energjia, bujqësia dhe sektorët për përpunimin e ushqimit që prezantojnë mundësi për tërheqje të investimeve private. Qeveria e Republikës së Kosovës po punon që të përmirësojë më shumë klimën e investimeve në Kosovë. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërtuar me sukses një ambient stabil makroekonomik. Kosova ka pranuar EURO-n si monedhë shtetërore dhe si pasojë eliminon rrezikun e Euro-zonave. Për më tepër, Qeveria e Republikës së Kosovës drejton politikë fiskale të qëndrueshme dhe progresive.

Vegza