Programi i privatizimit në Kosovë është filluar me themelimin e Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit (AKM) i cili ka pasur për detyrë që t'i administrojë. të gjitha pronat Shtetërore, Publike dhe Sociale. AKM së pari ka privatizuar pronat e ndërmarrjeve sociale, duke i kthyer ato në së kompani aksionare, aksionet e të cilave i ka mbajtur AKM në mirëbesim. Pasi që ndërmarrjet janë regjistruar si ndërmarrje të reja, aksionet e tyre u janë shitur investitorëve të huaj dhe të brendshëm.
Raundi i parë i privatizimit është mbajtur në korrik të vitit 2003, ndërsa deri më tani janë privatizuar 495 kompani ( 10% prej të cilave presin kompletimin e kontraktimit). Në ndërkohë AKM është shndërruar në Agjencionin Kosovar të Privatizimit, i cili ka filluar të funksionojë në shtator 2008. Mjetet e akumuluara nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore arrijnë shumën mbi 383 milion euro, apo rreth 11.5% të Bruto Prodhimit Vendor. Megjithatë, këto mjete janë të ngrira nga ana e AKM-së dhe nuk janë brenda procesit aktiv ekonomik vendor.