Sindikatat

Punonjësit dhe punëdhënësit kanë të drejtë të themelojnë dhe,varësisht nga rregullat në fjalë, t’u bashkohen organizatë(ës)ave të cilën a të cilat i zgjedhin vetë pa kërkuar leje paraprakisht. Organizatat e punonjësve përshijnë edhe sindikatat. Sindikatat janë shoqata që mbrojnë interesat e punonjësve anëtarë të saj. Anëtarësia realizohet me pagimin e një kuote sociale. Ekzistojnë edhe sindikata të punëdhënësve.

Në ndërmarrjet më të mëdha janë parashikuar përfaqësi sindikale unike, që zgjidhen prej punonjësve dhe merren edhe me bërjen të njohur punëdhënësit problemet e punonjësve të ndërmarrjes.Sindikatat duhet të regjistrohen dhe t’i dorëzojnë Departamentit ose organit që do ta pasojë atë një kopje të statutit të tyre dhe një listë me emrat, mbiemrat, datëlindjet dhe adresat e personave përgjegjës për udhëheqjen dhe administrimin e sindikatës.

Organizatat e punonjësve dhe të punëdhënësve kanë të drejtë të themelojnë dhe t’iu bashkohen federatë(ës)ave dhe konfederatë(ës)ave. Organizatat, federatat dhe konfederatat kanë të drejtë të lidhen me organizatat ndërkombëtare të punonjësve dhe punëdhënësve.