Ndryshimet

Për çfarëdo ndryshimi të biznesit të regjistruar duhet të njoftohet Agjencia e Regjistrimit  te Bizneseve te Kosovës. Kjo bëhet duke shfrytëzuar formularët përkatës  Ao,  B,  C,  D, Ko. për regjistrimin e këtyre bizneseve, varësisht
nga forma ligjore e biznesit.
Çfarëdo ndryshimi në emrat ose adresat e drejtorëve ose personave të
autorizuar, të cilët janë të autorizuar ta përfaqësojnë korporatën, duhet të lajmërohet në Agjencinë e Regjistrimit  te Bizneseve te Kosovës.
Sipas nenit 11 te  Ligjit Nr.04/L-014  Per  Kontabilitet , Raportim Financiar  
dhe  Auditim,   pasqyrat financiare  te shoqërive tregtare  ne pajtim  me 
nenin5,  paragrafi 1   te këtij ligji duhet te dorëzohet nje kopje ne MTI, jo
me vone  se 30 qershor te vitit vijues. 
Llojet e bizneseve - Agjencioni i Regjistrimit e Bizneseve në Kosovarë
 (ARBK) bën regjistrimin e të gjitha bizneseve të poshtë shënuara:
  • Biznese Individuale,
  • Ortakëri të përgjithshme,
  • Shoqëri komandite,
  • Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar,
  • Shoqëri aksionare,
  • Kompani të huaj,
  • Ndërmarrje shoqërore,
  • Ndërmarrje publike dhe
  • Kooperativa bujqësore.
 
Formularët - Për të mundësuar regjistrimin e bizneseve, ARBK përdorë këto
forma të aplikimit:
 
FORMULARI B- Fletëparaqitja për regjistrimin e biznesit individual apo ortakëri:
1.Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë);               
2.Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 27.1 pika  d) e Ligjit 
Nr. 02/L – 123;                                                             
3.Për ortakëri të përgjithshme   marrëveshjen e ortakëve  të përgjithshëm
në bazë të nenit 29 të Ligjit  Nr. 02/L – 123
 
FORMULARI Ao - Fletëparaqitja për regjistrimin fillestar si dhe për ndryshimin
 në Shoqëritë Aksionare, Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe  Kompani 
 te huaj:
1.Marrëveshja e  shoqërisë në bazë të Nenit 86 të Ligjit  Nr. 02/L –123,                                                                                                                    2.Statuti në bazë të nenit  33 të Ligjit  Nr. 02/L – 123,
3.Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve,
personave të autorizuar të përfshirë në biznes,      4.Pëlqimin e agjentit të
regjistruar në bazë të nenit 33.2 të Ligjit  Nr. 02/L – 123.
 
FORMULARI C - Fletëparaqitja për rezervimin e emrit tregtar:
1.Marrëveshja për shfrytëzimin e Emrit tregtar,            
2.Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
 
 
FORMULARI D - Fletëparaqitje për shuarjen e biznesit:
 
1.Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
2.Çertifikata  e Biznesit Origjinal,
3.Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës, për shuarjen e biznesit
 
FORMULARI Ko - Fletëparaqitja për regjistrimin e Kooperativës Bujqësore:
 
1.Marrëveshja e Shoqërisë,
2.Statuti,
3.Vendimi për emërimin e drejtorit,
4.Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të anëtarëve , personave të autorizuar të përfshirë në biznes,
5.Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 23 të  të Ligjit  Nr. 02/L – 123.
 
Për informacione me detale mund te  klikoni  ne ueb faqen e ARBK-së www.arbk.org
 
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës  bëri edhe hapjen e Zyrës së Pengut  më 01.07.2008  në bazë të  Rregullores   2001/32  dhe   Rregullores   2001/5 për  Pengun.
 
Ky  Sektor bënë regjistrimin e pengut  konform Ligjit  Nr.04/L-136 Për Regjistrimin  e Pengut në Regjistër për Sendet e Luajtshme  dhe Udhëzimit Administrativ  Nr.09/2013 për përcaktimin e Taksave për Regjistrimet dhe shërbimet tjera të  kryera nga sektori i pengut.
 
Regjistrimi i Pengut bëhet në formë elektronike,  pa kurrfarë kufizimesh  për regjistrimin e pengut.
Për t’ju qasur ueb faqes zyrtare të SRP-së, vizitoni  ueb faqen e  ARBK-së  www.arbk.org dhe klikoni në  linkun e   e-Regjistrit të Pengut.