Regjistrimi

Nga 13 Mars 2003, në Agjencinë  e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka filluar të bëhet aplikimi për regjistrimin e  Bizneseve Individuale,Ortakërive  të Pergjithshme ,Shoqërive Komandite ,  Shoqërive Aksionare, Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuara  ,  Kompanive të Huaja,Kooperativave Bujqësore  ,Ndërmarrjeve  Shoqërore dhe Ndërmarrjeve  Publike  duke i shfrytëzuar formularët përkatës.
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve bënë regjistrimin e të gjitha shoqërive tregtare dhe shoqërive të huaja tregtare  konform Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqerite Tregtare  si  dhe  Ligjit Nr.04/L-006   për ndryshimin dhe plotësimin  e ligjit bazik për Shoqëritë Tregtare.
Tani ARBK ofron një zgjidhje “one-stop-shop” për regjistrimin e biznesit në mbarë Kosovën, duke qenë bazë qendrore  e të dhënave  unike të centralizuara në 28 qendrat komunale.
Bizneset fillestare tani  regjistrohen pa pagesë dhe brenda afatit të shkurtë kohor:  Një (1) ditë për biznese individuale dhe  Tre (3) ditë,  për biznese të shoqërive  me përgjegjësi te kufizuar dhe aksionare.  Kjo është mundësuar me integrimin e sistemit, me ç'rast  bizneset marrin një certifikatë me dy numra: Numrin e biznesit dhe Numrin fiskal.
Sipas nenit 35  te ligjit bazik dhe  Ligjit Nr.04/L-006  Per  Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.02/L—123 Per Shoqerit Tregtare,  shuma e kapitalit  themelor për Shoqëritë Aksionare duhet të jetë me se paku  10,000 Euro, ndërsa kapitali themelor për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar është eliminu.
Në bazë të nenit 4.2 te Ligjit Nr.02/L—123 Për Shoqërit Tregtare,Shoqëria komandite,Shoqëria Aksionare, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar  mund të krijohen vetëm pas  përfundimit të procedurës se regjistrimit ne ARBK.
Para se të konfirmohet regjistrimi i entitetit legal nuk mund të fillohet me punën. Përpos përjashtimeve të cilat janë cekur në nenin 4  te  paragrafit  4 dhe  5të  ligjit, emri i biznesit duhet të jetë unik dhe ai duhet ta ketë prapashtesën e cila i përgjigjet tipit të biznesit.
 
B.I.(Biznesi Individual)
  1.Nëse emri është në gjuhën shqipe,duhet të përfundoi me “B.I” Biznes Individual.
  2.Nëse emri është në gjuhën angleze, duhet të përfundoi me “I.B” Individual Business .
  3.Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “I.P” Individualno Preduzece .
 
O.P.(Ortakëri e Përgjithshme)
1.Nëse emri është në gjuhën shqipe,duhet të përfundoi me “O.P” Ortakëri e Përgjithshme.
2.Nëse emri është në gjuhën angleze, duhet të përfundoi me “O.P” Overall Partnership .
3.Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “O.P” Opste Partnerstvo.
 
SH.P.K. (Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar)
1.Nëse emri është në gjuhën Shqipe, duhet të përfundoi me shkurtesën “SH.P.K.” Shoqëri me                                                    Përgjegjësi të Kufizuar.
2.Nëse emri është në gjuhen Angleze, duhet të përfundoi me “L.L.C.” Limited Liabilty Company.
3.Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “D.O.O.” Društvo sa Neogranicenim Odgovornoscu.
 
SH.A. (Shoqëria Aksionare)
1.Nëse emri është në gjuhën shqipe,duhet të përfundoi me “SH.A” Shoqëri aksionare.
2.Nëse emri është në gjuhën angleze, duhet të përfundoi me “J.S.C.” Joint Stock Company .
3.Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “D.D” Deoniçarsko drushtvo .
 
 SH.K.M. (Shoqeri  Komandite)
1.Nëse emri është në gjuhën Shqipe, duhet të përfundoi me “SH.K.M.” Shoqeri  Komandite.
2.Nëse emri është në gjuhën angleze, duhet të përfundoi me “L.P.SH.” Limited Partnership .
3.Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “K.D.M.” Komanditno Drustvo.