Standardet

Agjencia për standardizim e Kosovës (ASK), si institucion ekzekutiv, u themelua në prill të vitit 2005, në kuadër të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë. ASK-ja, është organ i vetëm standardizues kosovar, në harmoni me ligjin dhe me Kartën Evropiane të Ndërmarrjeve të Vogla.

Qëllimi kryesor i ASK-së është:
  1. Të kontribuojë në kualitetin  e prodhimeve vendore dhe shërbimeve si dhe  konkurueshmërinë,
  2. Të ndihmojë në reduktimin e barrierave teknike në tregti,
  3. Të lehtësojë njohjen e produkteve kosovare në tregun e jashtëm,
  4. Të ndërgjegjësojë biznesin për rolin dhe rëndësinë e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare,
  5. Të përafrojë praktikat e IC-së kosovare me ato të organizmave homolog të BE-së,
  6. T’u përgjigjet kërkesave të OBT-së  për standardet dhe rregullat teknike.
  7. Të  adaptojë standardet evropiane dhe ndërkombëtare,
  8. Të  plotësoj kërkesat e anëtarësimit në ISO/IEC dhe CEN/CENELEC,
  9. Të avancoj standardizimin kosovar në nivelin e organizmave homologe rajonale dhe evropiane.

ASK-ja ka dy njësi organizative brenda saj:
  • Njësinë e standardizimit dhe
  • Njësinë e akreditimit.

Standardet Evropiane - Karta Evropiane e Ndërmarrjeve të Vogla
Karta Evropiane e Ndërmarrjeve të Vogla përfaqëson dokumentin themelor të politikave të Komisionit Evropian për vendet anëtare dhe për vendet që ndodhen në procesin e Stabilizim-Asocimit, është një instrument strategjik i cili aplikohet në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor si një metodë planifikimi për vitet e ardhshme që këto vende të arrijnë standardet Evropiane në gjithë linjat e veprimit të Kartës. Kjo Kartë konsiderohet si dokumenti themelor në politikën e Komisionit Evropian për ndërmarrjet e vogla.