Tenderët

Kuvendi Kushtetues i Republikës së Kosovës, duke njohur nevojën për renditjen dhe përputhjen e aktiviteteve të prokurimit në Kosovë me kërkesat dhe standardet e Unioni Evropian dhe praktikat dhe standardeve më të mira ndërkombëtare; ka miratuar Ligjin për Prokurimin Publik në Kosovë.

Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë:
  • mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë
  • integritetin dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publik, nëpunësve civil dhe personave të tjerë që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit
  • krijimin e një kulture institucionale të profesionalizuar të personave zyrtarë që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit.
Ky ligj vlen për të gjitha aktivitetet e prokurimit të autoriteteve kontraktuese si dhe  për të gjithë personat, operatorët ekonomik, dhe ndërmarrjet, ashtu si përcaktohen këto terme në këtë ligj. Nga këto autoritete kërkohet që gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre të prokurimit, t’i respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me rregullat dhe kërkesave qenësore të këtij ligji.
Institucionet e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës janë:
  1. Komisioni Rregullativ i Prokurimit publik (KRPP)
  2. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP)
  3. Agjencia e Prokurimit Publik (APP)
 
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik të Kosovës (KRPP) -
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik të Kosovës (KRPP) - KRPP, sipas Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, është përgjegjëse për zhvillimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, dhe ushtron funksionet që i janë dhënë nga ky ligj. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik udhëhiqet nga Bordi i cili përbëhet prej tre anëtarëve, të cilët propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi i Kosovës.
 
Ndersa sa i perket Ankesave nga viti 2008 është formuar Organi Shqyrtues i Prokurimit si organ i pavarur  e cila kryen shqyrtimin e ankesave.
 
KRPP përbëhet nga disa departamente si: Departamenti  Monitorimit, Departamenti i Rregullave, Departamenti i TI dhe Departamenti i Trajnimit dhe integrimeve europiane. Njëra ndër funksionet që i janë dhënë KRPP-së me ligj është që të krijojë dhe mirëmbajë faqen informative në internet që i ofron publikut qasje të pakufizuar për të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me prokurimin publik në Kosovë. Kjo faqe zyrtare për prokurimin publik në Kosovë, mundëson ngritjen e mëtejshme të transparencës në prokurimin publik, si dhe qasjen më të lehtë në të gjitha informatat që kanë të bëjnë me prokurimin publik në Kosovë.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP)
 - OSHP është një organ i pavarur administrativ. OSHP-ja është autoritet publik dhe organizatë buxhetore dhe i nënshtrohet Ligjit për Administratë. OSHP-ja është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve që i janë caktuar sipas ligjit për Prokurim publik në Kosovë dhe Ligjit për Procedurën për dhënien e koncesioneve) lidhur me trajtimin e ankesave në relacion me këto ligje.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP)
 - APP-ë bën publikimin e procedurave të negociuara dhe revokimet e Nenit në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik. Gjithashtu, në faqen zyrtare të APP mund të gjeni të gjithë tenderët që shpallen me Buxhetin e Kosovës si që të informoheni se cili nga ofertuesit është shpallur Fitues.