Qeveria e Republikës së Kosovës duke realizuar përkushtimin në shërbim të qytetarëve ka filluar të ofroj disa shërbime digjitale, të cilat i ofrojnë qytetarit komoditet në realizimin e detyrave te tij.
Në vazhdën e këtij përkushtimi, shërbimet të cilat oforhen momentalisht drejtëpërdrejt nga Portali shtetëror, mund ti gjeni të listuara në anën e djathtë të kësaj faqeje nën Vegëzat.
Qeveria e Republikës së kososvës premton që numri i këtyre shërbimeve do të rritet suksesivisht brenda një periode të shkurtër kohore.
Portalin Qeveritar duhet kuptuar si një urë lidhëse me aplikacionet tjera digjitale të cilat qeveria i ka realizuar në shërbim të qytetarëve, andaj disa nga shërbimet e ofruara në Portal kërkojnë autentifikim në aplikacionet burimore.Për të lehtësuar këtë qasje, Portal ofron mundësinë ku shfrytëzuesi i regjistruar në Portal paraprakisht, i vendosë herën e parë kreditencialet për aplikacionet të cilat dëshiron ti shfrytëzoj dhe pastaj ato shërbime ofrohen në Portal pa pasur nevojë për kyqje tjetër. Kreditencialet e vendosura në Portal janë plotësisht të mbrojtura sipas standarteve për siguri.
Për më shumë:Vendosni llogaritë për sistemet tjera Informative
Për shfrytëzimin sa më të suksesshëm të këtyre shërbimeve, mos hezitoni të na kontaktoni në kontaktet e paraqitura gjithashtu në anën e djathtë të kësaj faqeje.