Gjahu dhe peshkimi

Kosova është e pasur me zona kodrinore-malore të pasura me faunë. Sa i përket faunës shtazore dhe shpezëve territori i Kosovës në zonat kodrinore-fushore është i pasur me kaproj, derra të egër, drerë dhe lepuj, laraska, shtura, thëllëza të fushës, fazan, qukapik, korba të murrmë, pëllumba, etj. kurse në zonat malore hasen ariu i murrmë, dhelpra, luqerbulli, ujku, sqarthi i artë, sqarthi i bardhë, pulegra e madhe dhe e vogël, pula e pyjeve, thëllëza , ketri.

Sa i përket faunës ujore Kosova është e pasur me trofta të përrojeve, dispari, ngjala, mustaku, krapi, bërcaku, skobuzi, siluri, gjuhza, skrofana, cironka etj.
Gjuetia dhe Peshkimi janë të rregulluar me ligj sipas të cilit çdo person i cili merret me gjueti apo peshkim duhet të ketë lejen përkatëse. Përgjegjëse për këtë është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në konsultim me Departamentin e Ujërave të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ligji përcakton vendet ku lejohet ushtrimi i aktiviteteve, armët që mund të përdoren përkatësisht mënyrat e gjuajtjes dhe peshkimit. 
Këto varen edhe nga qëllimi i aktivitetit se a është ai aktivitet rekreativ, ekonomik, shkencore-hulumtues etj. 
​​