Mbrojtja e ambientit

Përgjegjës për mbrojtjen e ambientit është Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Ndërtim e cila ushtron këto detyra në mbrojtje të ambientit:
  • Planifikimin e zhvillimit hapësinor dhe urbanistik
  • Lejet e ndërtimit
  • Lejet e përdorimit dhe shfrytëzimit
  • Caktimin e komisioneve për mbikëqyrje të objekteve
  • Evidentimin e dëmeve nga lufta
  • Rregullimin e Infrastrukturës, etj.
Në kuadër të drejtorisë për planifikim, urbanizim dhe ndërtim ekziston Departamenti për Shërbime Publike dhe Emergjencë i cili është përgjegjës për zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe urdhëresave me të cilat rregullon shërbimet publike duke bërë rregullimin e qytetit dhe mbrojtjen e ambientit.
Rol të rëndësishëm në mbrojtje të ambientit luajnë aktivitetet për mbrojtje të kualitetit të ajrit, mbrojtje të klimës dhe mbështjellësit të ozonit, mbrojtje nga ndotjet industriale, mbrojtje nga zhurma dhe rrezatimi jonizues.
​​