Menaxhimi i mbeturinave

Janë sasia e mbetur nga diçka (nga ndonjë gjësend) e që nuk ka ndonjë vlerë të caktuar. Mbeturinat zakonisht krijohen gjatë përpunimit dhe transformimit të materieve dhe formave të energjisë. Në jetën e përditshme dallohen dy lloj mbeturinash ato industriale dhe të punishteve. Mbeturinat mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njerëzve nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve. Era dhe pamja ndikojnë jo vetëm në tokë por edhe në ambient në përgjithësi, në ajër e ujë.
Sasia mesatare e mbeturinave për kokë të njeriut brenda një viti fitohet kur të merret sasia e përgjithshme e mbeturinave e shprehur në kubik metër për numrin e përgjithshëm të banorëve. 
Si ndotësit më të mëdhenj llogaritet të jenë zhiva, kadmiumi, substanca në përbërje të të cilave gjendet arseni dhe lidhjet e ndryshme organike e biologjike që vështirë shpërbëhen (p.sh shpërbërja e lidhjeve organike me sasi të mëdha klori) apo substanca që mund të shkaktojnë kancerin (p.sh substancat që digjen e që kanë për bazë benzinën) si dhe mbeturinat problematike (p.sh mbeturinat shtëpiake të spitaleve e thertoreve).
Problem në vehte paraqesin mbeturinat që prodhohen çdo ditë dhe nuk trajtohen në mënyrë adekuate, duke paraqitur kërcnim të vazhdueshëm për tërë shoqërinë, si:
  • Vajrat e përdorura sidomos ato që përmbajnë PCB, PCT dhe PBB
  • Bateritë, akumulatorët
  • Mbeturinat spitalore, infektive, shtazore, barnat e skaduara
  • Ambalazhi i substancave të të rrezikshme
  • Mbeturinat e gomës dhe plastikës
  • Mbeturinat elektrike dhe elektronike
  • Pesticidet e skaduara etj.
Është miratuar ligji për mbeturinat, ky ligj ka për qëllim: Mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe të mjedisti nga ndotja dhe rreziku nga mbeturinat, përmes administrimit të mbeturinave, duke krijuar kushte për parandalimin dhe zvoglimin e prodhimit të mbeturinave dhe rrezikshmërisë së tyre, veçanërisht përmes:
  • Zhvillimit të tëknologjive të pastra dhe përdorimit efilkas të tyre,
  • Zhvillimit dhe përdorimit të produkteve të cilat për nga natyra e prodhimtarisë dhe deponimit përfundimtar të tyre, janë të dizajnuara për uljen e ndjeshmërisë së mbeturinave dhe rrezikshmërisë nga ndotja.
  • Zhvillimit të teknikave të duhura për depnimin përfundimtar të substancave të rrezikshme të cilat i përmbajnë mbeturinat me mundësi përpunimi.
  • Përpunimit të mbeturinave me anë të riciklimit, ripërdorimit apo të procesit tjetër për nxjerrjen e lëndëve sekondare.
  • Përdorimit të mbeturinave si burim të energjisë dhe
  • Sanimit të vendeve të ndotura nga mbeturinat.
Me reduktim në burim nënkuptojmë shfrytëzimin sa më efikas të resurseve natyrore, zvoglim të prodhimeve të panevojshme dhe të planifikuar d.m.th. humbje më të vogël të energjisë. Përdoruesit ta shfrytëzojnë mundësinë për ripërdorimin dhe riciklimin e ambalazhit.
Disa prodhime janë të dizajnuara në atë mënyrë që mund të shfrytëzohen disa herë. Përdorimi i sërishëm i qeseve të najlonit ose kavanozave të qelqit, janë shembuj të shpeshtë. Ekzistojnë disa arsye për ripërdorimin e prodhimeve:
  • Kursehet në energji dhe lëndë të parë
  • Zvogëlohen shpenzimet për deponim
  • Zvogëlohn shpenzimet për tregtarë dhe konsumator
Riciklimi është proces ku krijohen efekte teknike, ekologjike si dhe ekonomi. Rëndësia qëndron në zvoglimin drastik të sasisë së mbeturinave industriale dhe komunale të cilat dërgohen në deponi. Me këtë zgjatet jeta e deponive dhe minimizohet rreziku për shëndetin dhe mjedisin, gjithashtu zvogëlohet shfrytëzimi i resurseve natyrore, kursehet në kohë dhe energji.
Sipas përbërjes së mbeturianve komunale është konstatuar se 35-45% janë mbeturina organike. Nga kjo rekomandojmë kompostimin dhe fermentimin e mbeturinave organike si proces shumë të lehta dhe që sjellin përfitime të shumëfishta. Në Kosovë nuk ka deponi të posaçme për mbeturinat e rrezikshme. Një pjesë e mbeturinave të rrezikshme hedhet në deponitë rajonale. Deponitë ilegale janë problem në vete, ato momentalisht janë jasht kontrollit të menaxhimit të rregullt dhe në kundërshtim me standardet për mbrojtje të mjedisit.
​​