Pyjet

Pyjet e pasura me florë dhe faunë mbulojnë rreth 60% të territorit të Kosovës kjo vije si rezultat i ndryshimeve klimatike, pedologjike dhe hidrografike të cilat kanë ndikuar në llojllojshmërinë e botës bimore dhe shtazore. 

Sa i përket florës pyjet janë të pasura me rrapin, ahun, plepin kanadez, manin e bardhë, manin e zi, bagremin, dafinën, frashrin, robitën japoneze, dëllinjën (bredhi i kuq), bredhin (çami), pishën e bardhë, borigën (pishën e zezë), gështenjën, etj.
 
Të gjitha pyjet publike të Kosovës janë resurse kombëtare të cilat mbrohen me ligj.Përgjegjëse për menaxhimin e sektorit të pylltarisë duke përfshirë mbrojtjen, aktivitetet e ripyllëzimit, parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri, dezinfektimin kundër insekteve dhe sëmundjeve të ndryshme, licencimin për prerjen e drunjtëve etj. është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Pylltarisë. Në kuadër të kësaj ministrie është themeluar Agjencioni Pyjorë i Kosovës i cili pos tjerash bën edhe lëshimin e licencave për prerje të drunjëve.
​​