Turizmi

  • Pozita Gjeografike - Kosova gjendet në mes të Evropës Jug-Lindore. Duke zënë pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik, paraqet nyje të rëndësishme të lidhjes midis, Evropës së Mesme dhe asaj Jugore, Detit Adriatik dhe Detit të Zi. 
    Sipërfaqja e territorit të Kosovës është 10 908 km2 dhe është e populluar me mbi 2 milionë banorë.
  • Klima - Klima dhe temperaturat në Kosovë janë të ndryshueshme gjatë katër stinëve të vitit. Dimri është me borë dhe me temperatura të ulëta ku mesatarja arrin - 2°C. Pranvera dhe vjeshta janë të freskëta dhe me reshje, kurse vera është e nxehtë dhe e thatë - me temperatura mesatare + 22°C. Temperaturat e larta në Kosovë gjatë vitit janë mes + 25°C dhe + 38°C.
  • Si të vijmë në Kosovë - Për të ardhur në Kosovë duhet të keni pasaportë valide dhe nuk nevojitet viza.
  • Rrugëve Ajrore - Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ndodhet 15 km në jugperëndim të Prishtinës.
  • Rrugëve tokësore - Nga Shqipëria : Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi 
    Nga Maqedonia : Hani i Elezit dhe Glloboçica 
    Nga Mali i Zi : Gryka e Çakorit dhe Zhlebi 
    Nga Serbia : Merdari, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda
  • Valuta në Kosovë - Si valutë zyrtare në Kosovë përdoret EURO.
Disa nga vendet turistike në Kosovë
  • Komplekset Malore: Malet e Sharrit, Bjeshkët e Nemuna ku dallohen Brezovica e Rugova si qendra skijimi dhe rekreacioni, Maja e Lubotenit, Maja e Gjeravicës e cila njihet si maja më e lartë në Kosovë që arrin lartësinë 2.656 metra etj.
  • Qytetet muze: Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Dragashi, Juniku etj. kanë objekte të ndryshme me arkitekturë të rrallë nga epoka të ndryshme kohore, kultura nga civilizime të ndryshme.
  • Vendet Historike: Prekazi, Jezerci, Drenica, Kosharja, Gllogjani, Krusha.
  • Bukuritë natyrore: Bifurkacioni i Neredimes, Ujëvara e Mirushës, Burimi i Drinit, Shpella e Gadimës, etj.
  • Burime Termale: Banja e Kllokotit, Banja e Pejës 
    Hotele, restorante, pishina, motele pranë rrugëve magjistrale.
​​