Familjet e dëshmorëve

Të gjithë banorët e përhershëm të Kosovës që janë anëtarë të familjes së një dëshmori të luftës ( kanë jetuar së bashku me dëshmorin së paku për një vjet) gëzojnë beneficionet të drejtuara për familjet e dëshmorëve.
Këto beneficione janë:
  • Pensionin familjar,
  • Përparësi në punësim në kushte të barabarta
  • Lehtësime tatimore dhe doganore,
  • Përparësi regjistrimi në institucione arsimore,
  • Bursa për shkollim,
  • Përparësi vendosjeje në konvikte pa konpensim,
  • Tekste shkollore falas për arsimin fillor dhe të mesëm,
  • Përkujdesjen e banimit,
  • Tarifë të lirë dhe të reduktuar të konsumit të energjisë elektrike,
  • Lirimin nga pagesa e taksave gjyqësore, administrative dhe publike,
  • Lirimin nga tatimi në pronë,
  • Përkujdesje shëndetësore falas në institucione publike,
  • Përparësi vendosjeje në shtëpitë e personave të moshuar.
Këto beneficione i takojnë të gjitha familjeve të dëshmorëve të kombit të rënë në forma të ndryshme dhe periudha të ndryshme të luftës:
  • Bashkëshorti/ja që lidh martesë të re i humb të drejtat të cilat i ka shfrytëzuar si anëtar i familjes së dëshmorit.
  • Fëmijët e dëshmorit kanë këto beneficione deri në moshën 18 vjeçare, apo respektivisht 26 vjeçare nëse janë duke ndjekur arsim të rregullt të lartë.
Për të gëzuar beneficionet që ofrohen për këtë familje duhet të lajmëroheni në Qendrën për Punë Sociale në komunën tuaj.