Ndihma sociale

Skema e ndihmës sociale në Kosovë për shkak të buxhetit të kufizuar ende e njeh familjen si njësi bazë. Për të përfituar ndihmën sociale të gjithë anëtarët e familjes duhen të jenë banorë të përhershëm të Kosovës. 

Skema ka për qëllim për të ndihmuar financiarisht familjet, anëtarët e të cilëve janë ose me aftësi të kufizuara të përhershme ose në moshën mbi 65 vjeçare, si dhe për familjet të cilët kanë vetëm një apo asnjë familjar të punësuar dhe i kanë të hyrat nën standardin e caktuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Aplikimi për përkrahje sociale bëhet në Qendrën e Punëve Sociale, ndaj drejtohuni aty për më shumë informata.