Arsimi i lartë

Arsimi i Lartë mund të merret ne universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë profesional. Kjo mund të bëhet në rrugë publike ose private. Në këto institucione arsimore ofrohen studimet për Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Studentët mund të zgjedhin rrugën e rregullt të studimit ose atë me korrespondencë. 
Ndryshime të mëdha janë bërë në rrjetin e institucioneve të arsimit të lartë dhe janë adaptuar disa akte ligjore për zhvillimin a këtyre institucioneve. Platforma e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë është hartuar në bazë të objektiva të procesit të Bolonjës. Standardet e arsimit të lartë në Kosovë janë përcaktuar bazuar në standardet evropiane.

Pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është krijuarDepartamenti i Arsimit të lartë. Detyrat primare të DAL janë planifikimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë. DAL po ashtu kryen Njohjen e dokumenteve të fituara nga studime jashtë vendit (Komisioni i MASHT për Njohjen e Diplomave të fituara jashtë vendit) si dhe bën verifikimi e dokumentacionit të shtetasve tanë që duan të studiojnë jashtë vendit.
Për vlerësimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat është themeluar nga MASHT-i ne pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartë ne Kosove: Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AAK). Kjo agjenci nëpërmjet procesit të akreditimit përkrahë zhvillimin e cilësisë dhe garanton cilësinë e punës arsimore dhe kërkimore shkencore në këto institucione.

Universiteti i Prishtinës
 është universiteti i vetëm publik në Kosovë. Universiteti i Prishtinës sot ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike si dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit. Universiteti i Prishtinës është anëtar i plote i Asociacionit te Universiteteve Evropiane.
Pranë UP, nga 14 Korriku deri me 01 Gusht, mbahet Universiteti Veror i Prishtinës. Ky Universitet pranon aplikime nga studentët shtetas dhe nga studentë nga Evropa Jug Lindore dhe pjesa tjetër e Botës. Të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë me zyrën e UniversitetitVeror të Prishtinës për të gjitha pyetjet që kanë në lidhje me edicionin e ri të këtij universiteti për verën e ardhshme.

Organi suprem i përfaqësimit të Studentëve në UP është Parlamenti i studentëve i Universitetit të Prishtinës. Në këtë Parlament marrin pjesë 7 (shtatë) organizata Studentore të Universitetit të Prishtinës. Anëtarët e Parlamentit të Studentëve zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve Studentore të UP-së ç’do 2 vite. Në kuadër te Parlamentit Studentor funksionon edhe Revista Studentore Bote e Re e cila pasqyron jetën dhe problemet studentore në UP.
Për regjistrimi i studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinësduhen këto dokumente:
  • Aplikacionin e plotësuar
  • Dëshmi e pagesës prej 10 Euro për aplikim (forma e pagesës duhet të merret nga fakulteti juaj dhe pagesa duhet të bëhet në bankë)
  • Çertifikata e lindjes
  • Transkripti i notave të shkollës së mesme
  • Dëftesat e shkollës së mesme
  • Letërnjoftimi
  • Një fotografi e formatit të pasaportës
Universiteti i Prishtinës bën dhe akomodimin e studentëve në Qendra Studentore në Prishtinë kundrejt një pagese mujore.

Aplikimi i pagesave
 të studentëve në Universitetin e Prishtinës rregullohet me udhëzim administrativ të MASHT-it për çdo vit akademik. Mjetet e grumbulluara nga pagesat e studentëve do të shfrytëzohen për bursa dhe përfitime tjera për studentë si dhe për përmirësimin e kushteve të punës në Universitet. Studentët të cilët nuk kanë mundësi ekonomike të financojnë studimet e tyre duhet të paraqiten për asistencë. Pagesat nga studentët do të bëhen në cilëndo bankë komerciale në Kosovë në emër të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës-Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë-Universiteti i Prishtinës. Kandidatët të cilët janë staf i UP-së lirohen nga pagesat administrative. Për informata më të hollësishme rreth regjistrimit dhe rreth fakulteteve të Universiteti të Prishtinës kandidatët për studentë duhet të vizitojnë faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës.

Mënyra e organizimit të studimeve
 në institucionet e arsimit të lartë bëhet në dy semestra, atë dimëror dhe veror. Studentët që kryejnë me sukses të gjitha kushtet për gradim nga fakultetet përkatëse pajisen me diplomën përkatëse për të cilën kanë studiuar: Bachelor, Magjistraturë dhe Doktoraturë.

Arsimi i Lartë Profesional
 - Nxënësit e shkollave profesionale kanë të drejtën e studimeve universitare. Është paraparë nevoja për hartimin e një ure lidhëse në mes të shkollimit profesional dhe atij universitar. Për këtë është hartuar koncepti i klasës 13, e cila u ofron nxënësve të shkollave profesionale dy mundësi: marrjen e maturës profesionale që hap dyert e fakulteteve të ndryshme ose marrjen e nivelit të III të kualifikimit profesional i cili ofron mundësi më të mira për punësim dhe hap dyert e shkollimit për një shkallë të IV e cila bënë kualifikimin për titullin Teknik. Kjo e fundit planifikohet të zhvillohet në dy vitet e ardhme në Kosovë. Me ligjin e arsimit profesional është propozuar që Kosovës i nevojitet zhvillimi i arsimimit post sekondar, si p.sh. kolegjet e shkencave aplikative, kështu që nxënësit e suksesshëm të arsimit profesional do ti kenë dyert e hapura për zhvillim shumë të mirë të karrierës së tyre profesionale.

Institucionet private të arsimit të lartë
 vendosin vetë kushtet e pranimit të studentëve, procedurave si dhe tarifat dhe mënyrën e aplikimit të tyre. Shtetasit që duan të regjistrohen në këto institucione të larta private duhet të konsultohen me Agjencinë e Akreditimit të Kosovës për të marrë më shumë informacion rreth akreditimit të këtyre institucioneve.
​​