Adoptimi

Procedura e adoptimit është procedurë e marrjes nën kontroll të fëmijëve të cilët për shkaqe të ndryshme nuk janë nën përkujdesje të prindërve të tyre, në mënyrë që të i ofrohet fëmijët një familje. Kompetent për dhënien në adoptim të një fëmije janë gjykatat.
Adoptimi i fëmijës është i lejuar nëse i shërben mirërritjes së fëmijëve dhe nëse pritet që mes prindit adoptues dhe fëmijës do të krijohet marrëdhënia prind-fëmijë. 
Vetëm adoptimi i fëmijëve të mitur është i lejueshëm.
Adoptimin e fëmijës mund ta bëjnë:
  • Bashkëshortët me pajtimin e përbashkët me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme. Së paku njëri nga bashkëshortët duhet të ketë arritur moshën 25 vjeçare përderisa bashkëshorti tjetër mund të jetë edhe i moshës 21 vjeçare.
  • Personat e pamartuar vetëm nëse e kanë arritur moshën 21 vjeçare.
Në rast se fëmija është mbi moshën 14 vjeçe kërkohet edhe pëlqimi i fëmijës.
Pas adoptimit periudha deri në tre muajt e parë konsiderohet si periudhë provuese gjatë të cilës gjykata do të mbikëqyrë dhe vlerësojë kujdestarinë.

Për adoptimin në Kosovë nga persona që nuk janë shtetas të Kosovës duhet të plotësohen kushte të veçanta të cilat janë të caktuara me ligj.