Barazia gjinore

Barazia gjinore është njëra ndër vlerat themelore të zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës prandaj edhe është detyrë e tërë shoqërisë që të mënjanoj pengesat duke garantuar sjellje, pozitë, mundësi dhe përfitime të barabarta për të dy gjinitë në të gjitha sferat e jetës. 

Çdo trajtim jo i barabartë i një individi në krahasim me një individ të gjinisë së kundërt në rrethana të njëjta apo të ngjashme konsiderohet diskriminim i drejtpërdrejtë gjinorë.

Përderisa në çdo ministri ekziston Njësia për të Drejtat e Njeriut, organ përgjegjës për mbikëqyrjen dhe këshillimin e të gjitha sferave të qeverisjes për çështje gjinore ndër tjerash është Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu me shpalljen e Ligjit për Barazi Gjinore është themeluar Zyra për Barazi Gjinore e cila më vonë është transformuar në Agjenci për Barazi Gjinore. Kjo agjenci është përgjegjëse për promovimin e vlerave dhe mundësive të barabarta pa marrë parasysh përkatësinë gjinore.

​ ​