Pjesë e procedurës së legalizimit të një martesa është procesi i kurorëzimit të bashkëshortëve. Këtë shërbim e ofron kuvendi komunal i zonës së banimit.
Pre rekuizita për kurorëzimin e bashkëshortëve janë:
- Dëshira e përbashkët e të dy bashkëshortëve për të kryer kurorëzimin
- Bashkëshortët duhet të jenë të moshës madhore pra mbi 18 vjeç
- Bashkëshortët duhet të dëshmojnë se nuk janë në ndonjë lidhje kurore me ndonjë person tjetër
- Bashkëshortët nuk duhet të kenë lidhje gjaku me njëri tjetrin
Gjatë procesit të kurorëzimit është e obligueshme pjesëmarrja e:
- Dy bashkëshortëve që do të kurorëzohen
- Dy dëshmitarëve
- Ofiqari që do të kryej ceremoninë
Personi i cili është përgjegjës që të kryej procedurën e kurorëzimit (ofiqari) ka të drejtë të refuzojë të kryej kurorëzimin e bashkëshortëve në rast se ndonjëra prej kërkesave nuk është e plotësuar.
Gjatë procedurës së kurorëzimit personi ka të drejtë të ndryshoj mbiemrin duke zëvendësuar mbiemrin e tij me atë të bashkëshortit, duke shtuar mbiemrit të tij edhe mbiemrin e bashkëshortit apo duhet mos e ndryshuar fare mbiemrin.
Formulari i kërkesës mund të shkarkohet nga këtu ose mund të merret në zyrat e ofiqarisë.