Vdekja

Pas vdekjes së një personi ai duhet të regjistrohet në librin amzë të të vdekurve. Kjo procedurë bëhet në kuvendin komunal pranë vendit të vdekjes së personit ose në rastin kur personi ka vdekur jashtë territorit të Kosovës regjistrimi bëhet në vendbanimin e fundit të personit në Kosovë.

Dallojmë disa raste të regjistrimeve të vdekjes:

  • Regjistrimi i vdekjes i cili ka ndodhur në institucionet shëndetësore (spital) brenda territorit të Kosovës
  • Regjistrimi i vdekjes i cili ka ndodhur jashtë institucioneve shëndetësore (spital) brenda territorit të Kosovës
  • Regjistrimi i vdekjes i cili ka ndodhur jashtë territorit të Kosovës në shtetet e huaja
  • Regjistrimi i të vdekurve para 1 Janarit 2000, në mënyrë violente dhe të varrosur pa fletëlëshimin e spitalit
Më shumë informata rreth dokumenteve që duhet të paraqiten me rastin e regjistrimit të vdekjes mund të gjeni tek dokumentet “Formulari dhe procedura për regjistrimin e vdekjes”. 
Formulari i kërkesës mund të shkarkohet nga këtu ose mund të merret në zyrat e ofiçarisë.
Afati i zgjidhjes së kërkesës 1-2 ditë me çrast edhe bëhet lëshimi i Certifikatës së vdekjes.

 

​​