Lejet e qëndrimit dhe e punës

Me marrëveshje në portalin e Kosovës do i referohemi me termin i/e huaj një personi i cili nuk është shtetas i Kosovës. 
Për të hyrë në Kosovë të gjithë të huajve (jo shtetas Kosovar) ju duhet të paraqesin pasaportën e shtetit të tyre dhe deri në këtë moment nuk nevojiten viza hyrëse për në Kosovë. 
Mund të kërkohet dhe një dokument që justifikon arsyen e vizitës tuaj në Kosovë.

Kjo është subjekt i ndryshimit të ligjit për hyrjen në Kosovë dhe para se të udhëtoni në Kosovë duhet të kontaktoni me Ambasadën tuaj në Kosovë për të marrë informacion rreth procedurave të hyrjes në shtetin e Kosovës.

Zakonisht, vizitorët që lejohen të hyjnë në Kosovë janë të lejuar të qëndrojnë deri në 90 ditë. Personat të cilët dëshirojnë të zgjasin qëndrimin e tyre për më shumë se 90 ditë duhet të paraqiten në Zyrën e Regjistrimit të të Huajve e cila ndodhet në Ndërtesën e Komandës Kryesore në rrugën Luan Haradinaj, Prishtinë.

Leja e Qëndrimit në Kosovë për të Huajt
 - Për një qëndrim më të gjatë në Kosovë të huajt duhet të aplikojnë për një leje qëndrimi në Kosovë në Zyrën e Regjistrimit të Huajve.
Një leje qëndrimi e përkohshme mund të lëshohet për të huajt:
  • për arsye turizmi dhe zbavitje
  • për arsye punësimi dhe biznesi
  • për arsye studimi në një nga institucionet arsimore në Kosovë
  • për arsyen e bashkimit familjar me një rezident të përhershëm të Kosovës
  • për arsyen e bashkimit familjar me një pjesëtar të një trupi diplomatik në Kosovë
  • për arsyen që është martuar me një rezident të përhershëm të Kosovës
Një leje qëndrimi mund të zgjatet, nëse arsyet e lëshimit të kësaj leje nuk kanë ndryshuar dhe aplikimi për këtë leje është justifikuar me dokumentet e nevojshme.
 
Leje qëndrimi afat-gjatë mund të lëshohet për të huajt në këto raste kur:
  • personi është pjesëtar i një trupi diplomatik ose ushtarak në Kosovë
  • personi është zyrtar i Organizatave Ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë
  • fëmijët poshtë 18 vjeç ose bashkëshorti/tja e personave të kategorive të mësipërme
Të gjithë fëmijët e të huajve me qëndrim afatgjatë në Kosovë kanë të drejtën të regjistrohen në shkollat publike në Kosovë me një vendim të marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. Arsimi publik në Kosovë është falas për të gjithë nxënësit e regjistruar në këto shkolla.
​​