Shërbimet shëndetësore

Para se të udhëtoni për në Kosovë, duhet të siguroheni për shërbimet mjekësore të cilat mbulohen nga kompania juaj e sigurimeve shëndetësore kur ndodheni jashtë shtetit tuaj. Doktorët dhe zyrat e shërbimeve shëndetësore në Kosovë kanë të vendosur një sistem pagesash për shërbimet shëndetësore që ofrojnë dhe zakonisht nuk kanë të vendosur një sistem që bashkëpunon me sigurimet shëndetësore të vendeve të huaja. Si rrjedhojë, ju duhet të paguani vetë faturën e shërbimit shëndetësor si të vizitës ose atë të mjekimit në zyrën që po merrni këtë shërbim shëndetësor. Pacienti duhet të kontaktojë zyrën e sigurimit shëndetësor (nëse ka një të tillë) në vendin e tij për ripagim të faturës shëndetësore të paguar në Kosovë.

Nëse gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë ju duhet të vizitoheni ose të mjekoheni mund të ju vi në ndihmë lista e doktorëve që flasin gjuhën angleze të cilën mund ta gjeni në vegëzën që gjendet në të djathtë.
​​