Shkollimi

Të gjithë fëmijët e të huajve me qëndrim afatgjatë në Kosovë kanë të drejtën të regjistrohen në shkollat publike në Kosovë me një vendim të marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. Arsimi publik në Kosovë është falas për të gjithë nxënësit e regjistruar në këto shkolla.

Arsimi në Kosovë zhvillohet në institucione shoqërore dhe private. Duke filluar nga viti 1999, arsimi në Kosovë iu nënshtrua reformave në të gjitha nivelet: nga arsimi dhe edukimi parashkollor e deri në universitet. Këto reforma kishin për synim përshtatjen e arsimit në Kosovë sipas standardeve bashkëkohore evropiane e botërore.
​​