Religjioni

Liria e besimit është një prej të drejtave themelore të njeriut. Prandaj edhe në Kosovë çdo qytetari i takon çdo e drejtë e përcaktimit fetarë përfshirë lirinë për të pasur apo për të mos pasur fe, për të mbajtur apo për të ndryshuar një fe, për të manifestuar fenë publikisht ose privatisht. Një gjë e tillë mbrohet me ligj nga organet e shtetit.

Popullsia e Kosovës sa i përket religjionit është e ndarë në tri besime kryesore:
  • Mysliman
  • Katolik
  • Ortodoks
Pjesa më e madhe e popullsisë i takon besimi Mysliman përderisa një numër i vogël i popullsisë i takojnë besimit Katolik dhe Ortodoks.
Edhe pse nuk ka statistika zyrtare lidhur me përkatësinë fetare të popullsisë, konsiderohet se rreth 90% e popullsisë së Kosovë i takojnë besimit Mysliman, 6% e saj i takojnë besimit Ortodoks, 3% i takojnë besimit Katolik dhe 1% të tjerë.

Kosova është e pasur me një numër të madh të xhamive por gjithashtu edhe numri i kishave si katolike ashtu edhe atyre ortodokse nuk është i vogël. Shumë prej xhamive dhe kishave në Kosovë paraqesin monumente me vlera të mëdha historike dhe kulturore dhe janë të mbrojtura me ligj. 
Bashkësitë fetare kanë institucione arsimore për nevojat e tyre të organizuara në pajtim me ligjin në fuqi.
​​