Në Kosovë, rinia paraqet grup moshën më të madhe të popullsisë me mbi 35% të moshës 15-24 vjeçare dhe mbi 65% nën moshën 30 vjeçare. 70% e të rinjve në moshë për të punuar janë të papunësuar dhe vetëm një numër i kufizuar i tyre ndjek universitetin.
Përgjegjës për zhvillimin e politikave rinore në Kosovë është Departamenti i Rinis në kuadër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Ekziston një numër i konsiderueshëm i organizatave, klubeve, qendrave rinore, OJQ-ve në të cilat të rinjtë e Kosovës kanë mundësinë të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore dhe rekreative.
Momentalisht sektori rinor në Kosovë, numëron rreth 150 organizata rinore Rrjeta Rinore me më shumë se 100 organizata dhe 50 Qendra të Rinisë.
Rinia e Kosovës ka edhe Ditën Ndërkombëtare të saj që është 12 Gushti gjatë të cilës zhvillohen aktivitete të ndryshme të organizuara nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në baza komunale.