Të gjithë personat pa dallim moshe, gjinie, kombësie, përkatësie politike, racore, fetare, pavarësisht nga mundësitë fizike e mentale, nga niveli shoqërorë e ekonomisë gëzojnë të drejtën e marrjes me veprimtari sportive.
Veprimtaria sportive zhvillohet në disa nivele:
- në nivelin e sportit amator
- në nivelin e sportit profesionist
- në nivelin e organizatave sportive
- në nivelin e klubeve sportive dhe
- në nivelin e federatave sportive
Institucioni më i lartë sportiv kombëtar është Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) themelimi dhe funksionimi i të cilit mbështetet në Kartën Olimpike dhe Statutin e saj.
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për përcaktimin politikave të përgjithshme të zhvillimit të sportit, krijimin e kushteve infrastrukturave financiare.
Kushtet dhe mënyrat e zhvillimit të veprimtarive sportive, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e bartësve të tyre e veçanërisht themelimi, regjistrimi dhe menaxhimi i organizatave sportive është i rregulluar me ligj dhe për çdo shkelje duhet të përgjigjen para organeve kompetente.