Në Departamentin e Kulturës, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, kryejnë veprimtarinë e tyre të rregullt 32 institucione të kulturës 10 prej të cilëve i takojnë nivelit qendrorë dhe 22 i takojnë nivelit ndër komunal/rajonal.
Pjesë të trashëgimisë kulturore dhe artistike të Kosovës disa prej të cilave paraqesin mijëvjeçarin kulturorë, historik e civilizues janë:
Muzetë
- Muzeu Etnografik në Pejë
- Muzeu Kombëtarë i Kosovës
- Muzeu Hekurudhorë i Kosovës
- Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë
- Lidhja shqiptare e Prizrenit
- Muzeu Arkeologjik në Prizren
- Muzeu në Mitrovicë
- Hamamet dhe Kalatë e shumta të shndërruara në Muze
Në fushën e Arteve Skenike, Muzikore dhe Pamore veprojnë këto institucione:
Teatrot
- Teatri Kombëtarë i Kosovës
- Teatri i Kukullave Dodona
- Teatrot profesioniste të qyteteve
- Teatri profesionist i qytetit të Gjakovës
- Teatri profesionist i qytetit të Gjilanit
- Teatri profesionist i qytetit të Prizrenit
- Teatrot private
- Trupat teatrore
- Teatrot e studentëve të Artit Dramatik
Kinematë
- Kino ABC në Prishtinë
- Kino ABC1 në Prishtinë
- Kino të qyteteve tjera
Shoqëritë kulturo-artistike
- Ansambli Kombëtarë i Këngëve dhe Valleve të Kosovës ”Shota”
- Shoqëria “Bajram Curri”
- Filarmonia – Opera e Kosovës “Colegium Cantorum”
- Shoqëria “Agimi”
- Kinematografia e Kosovës – Kosovafilmi
- Galeria e Arteve të Kosovës
- Galeria “Qafa” në Prishtinë.
Në fushën e Promovimit kulturorë bëjnë pjesë:
Bibliotekat
- Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
- Bibliotekat ndërkomunale/rajonale (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Albanik/Leposaviq)
- Biblioteka Speciale e të Verbërve në Prishtinë
- Biblioteka Hivzi Sylejmani – Prishtinë