Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është aeroport ndërkombëtar në përdorim civilo-ushtarak afër Prishtinës, Kosovë. Pista është ndërtuar më 1965 ndërsa më 1985 aeroporti është pajisur sipas standardeve të ICAO-së. Deri në Qershor 1999, aeroporti ka pasur vetëm trafik të brendshëm. Që nga ajo kohë, Aeroporti i Prishtinës ka arritur të krijoj] lidhje të rregullta për shkëmbim të udhëtarëve dhe mallrave.

Struktura e udhëtarëve përbëhet nga diaspora e gjerë e Kosovës, punëtorët e organizatave të huaja dhe ushtarëve të NATO-s, dhe pushuesve të qendrave turistike të Mesdheut gjatë muajve të verës. Si rezultat, disa prej linjave janë vetëm sezonale.
 
 
 
 
​​​​

Vegza