Rrugët

Komunikimi - Menaxhimi i Komunikacionit rrugor
 
Menaxhimi i komunikacionit është përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Me këtë ligj përcaktohen bazat kryesore të ndërsjella te marrëdhënieve dhe sjelljeve të pjesëmarrësve si dhe subjekteve tjera në komunikacionin rrugor, kushtet bazë që duhen ti përmbushin rrugët shikuar në zhvillimin e komunikacionit rrugor, sistemi i shenjave të komunikacionit, dhe shenjat që japin personat e autorizuar zyrtar, detyrat në rast aksidentit në komunikacion rrugor, përgatitja e kandidatëve për shofer, dhënia e provimit për shofer, si dhe kushtet për të fituar të drejtën për drejtimin e mjetit; mjetin tërheqës, pajisjet dhe pajisjet të cilat duhen ti kenë mjetet, dimensionet, masa e përgjithshme dhe ngarkesa boshtore e mjetit si edhe kushtet të cilat duhet ti plotësoj mjeti në komunikacion.
 
Siguria në komunikim është rregulluar nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Kjo ministri krijon politikën e punës dhe vë në zbatim ligjet për sigurimin e shërbimeve dhe objekteve në sektorin e transportit rrugor; transportit publik rrugor, postës, telekomunikacionit dhe teknologjisë informative. Ligji për sigurinë në Komunikacion rregullohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
 
Mbikëqyrjen, administrimin dhe zbatimin e Ligjit mbi sigurinë në komunikacionin rrugor e bën Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Shërbimi Policor i Kosovës dhe autoritetet tjera përgjegjëse, në përputhje me kompetencat e këtij Ligji. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit dhe Shërbimi Policor i Kosovës janë autoritet për të mbikëqyrë administrimin e komunikacionit rrugor në rrugë publike, përveç rrugëve lokale në kuadër të kompetencave të tyre. Kuvendet Komunale dhe Shërbimi Policor i Kosovës janë autoritet për të mbikëqyrë administrimin e komunikacionit rrugor në rrugët publike lokale në kuadër të kompetencave t. tyre. Në kufijtë shtetëror të Republikës së Kosovës të gjitha automjetet dhe shoferët e tyre kontrollohen nga policia e mbrojtjes së kufijve shtetëror.
 
Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit dhe Kuvendet Komunale, kanë të drejtë që të urdhërojnë ndryshimin e organizimit të komunikacionit, nëse është në interes të përgjithshëm të publikut ose kërkesave të komunikacionit transit në përputhje me kompetencat e këtij Ligji.
​​