Telekomi

Në sektorin e telekomunikacionit, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit është përgjegjëse për hartimin e politikave si dhe për ushtrimin e të gjitha pushteteve që i janë transferuar kësaj ministrie sipas Kornizës Kushtetuese.
Në sektorin e telekomunikacionit kjo ministri shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat dhe taksat, cilësinë e shërbimeve dhe të standardeve teknike; krijon politikën e punës për promovimin e konkurrencës dhe shqyrton nevojat e konsumatorëve. Në sektorin e postës shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat, cilësinë e shërbimeve dhe standardet teknike. Në sektorin e teknologjisë informative përkrah teknologjinë informative dhe të inovacioneve, p.sh. tregtinë elektronike, përkrah qasjen në teknologji dhe nxit zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë informatikë.
Disa nga kompanitë kryesore kosovare për teknologji të informacionit dhe komunikimeve në vend dhe jashtë janë: PTK, IPKO dhe Kujtesa.

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës
Posta, Telefoni dhe Telegrafi i Kosovës u themelua në vitin 1959.
PTK-ja ka tri njësi biznesi: Postën e Kosovës, Telekomin e Kosovës dhe operatorin mobil Vala. Të tri njësitë e biznesit të PTK-së janë të licencuara nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit të Kosovës. Me 29 qershor të vitit 2005, PTK-ja është shndërruar në një shoqëri aksionare, me emrin e ri PTK Sh.A.. PTK Sh.A. ka një plan biznesi pesë vjeçar me një investim prej 550 milionë eurosh.
Operatori mobil Vala tashmë ofron shërbime të shumëllojshme për konsumatorët e saj. Vala ka shtrirë rrjetin e saj pothuajse në 90% të territorit të Kosovës. Tashmë, për një kohë të gjatë ofron për të gjithë konsumatorët e saj edhe shërbimin GPRS apo internet përmes telefonit mobil, dërgimin e mesazheve multimediale apo MMS, SMS brenda dhe jashtë operatorit Vala, shërbimi packed-based për komunikim pa tela në telefoni mobile, roaming ose mundësia e përdorimit të telefonit mobil kur ndodheni jashtë Kosovës, etj.

IPKO
IPKO është themeluar në vitin 1999 dhe është një ndër kompanitë kryesore kosovare për teknologji të informacionit dhe komunikimeve në vend. IPKO është zhvilluar suksesshëm – nga ofruesi i parë i internetit në mbarë Kosovën – në një ndërmarrje moderne, që ofron një spektër të plotë të shërbimeve dhe përmbajtjes së integruar në komunikime mobile, telefoni fikse, internet dhe media.
Duke kombinuar eksperiencën e veçantë në një treg dinamik në rritje, me dedikim për t’u sjellë kosovarëve teknologjinë moderne, IPKO është krijuar si shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së re në Kosovë. Shërbimet kryesore të ofruara nga IPKO janë: telefonia fikse, telefonia mobile, internet dhe shërbimet e kombinuara.

KUJTESA
KUJTESA është themeluar ne tetor te vitit 1995. Kujtesa është zhvilluar ne një udhëheqës kryesor i telekomit ne tregun e shërbimeve bazuar ne IP për organizata, biznese dhe përdorues individual. 
Kujtesa është kompania e pare në Kosovë qe ka kryer instalimet e Internetit Wireless Access dhe Wireless Area Networks në gjithë territorin e Kosovës. Gjithashtu, Kujtesa është kompania e parë në Kosovë që ka implementuar pajisjet teknike më të përsosura, teknologjinë WiMAX.
Kujtesa është e specializuar ne ofrimin e shërbimeve me kualitet te larte, te sigurte dhe me shpejtësi te madhe me menaxhmetin me përvoje dhe te ditur.
Për më shumë informacion rreth produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga VALA, IPKO dhe KUJTESA ju lutem vizitoni ueb-faqet zyrtare te tyre.
​​