Transporti

Aviacioni
Avion do të thotë çdo mjet që përfiton mbështetjen nga atmosfera si pasojë e reaksioneve të ajrit, përveç reaksioneve të ajrit të cilat refuzohen nga sipërfaqja e tokës. Avionët ndahen në avionë civilë, avionë që përdoren për qëllime shtetërore ose publike, avionë ushtarakë. Fushë Avionësh do të thotë një aerodrom pa pista me sipërfaqe të fortë dhe i cili nuk shfrytëzohet për shërbime ndërkombëtare. Transportues Ajror do të thotë një person i cili është shtetas i Kosovës ose shtetas i një shteti anëtar të Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit (HPEA) i cili ofron në çfarëdo mënyre, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, transportim ajror.
Ministria e Punëve të Brendshme është rregullator mbi cilësinë e Komisionit Kombëtar të Sigurimit të Aviacionit Civil. Aktivitetet e aviacionit civil në hapësirën ajrore të Kosovës zhvillohen në pajtim me dispozitat e këtij ligjit për Aviacionin Civil, Konventën mbi Aviacionin Civil Ndërkombëtar të datës 7 Dhjetor 1944 dhe Marrëveshjen për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit.
Autoritetet publike me përgjegjësi dhe funksione në fushën e aviacionit civil në Kosovë janë:
  • Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit;
  • Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës;
  • Ministria e Punëve të Brendshme; dhe
  • Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës mban Regjistrin e Avionëve Civil të Kosovës. Një avion mund të regjistrohet në Kosovë vetëm:
  • nëse nuk është i regjistruar në një shtet të huaj;
  • nëse është në pronësi dhe / ose në operim nga një shtetas i Kosovës ose një person i cili është shtetas ose qytetar i një shteti anëtar të BE-se ose HPEA; dhe
  • në rast të marrëveshjeve afat shkurtra për qiradhënie, të cilat lidhen me qëllim të përmbushjes së nevojave të përkohshme të një transportuesi ajror ose në rast të rrethanave të jashtëzakonshme.
AAC mund të nxjerrë dispozita plotësuese lidhur me regjistrimin e avionëve në rregulloret për zbatimin e këtij ligji. Një avion i regjistruar në Kosovë do të largohet nga Regjistri i Avionëve Civil të Kosovës, pas kërkesës me shkrim nga pronari dhe/ose operatori, nëse më nuk i përmbush kushtet e përcaktuara në këtë ligj, ose kur është zhdukur për tre muaj dhe aktivitetet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është aeroport ndërkombëtar në përdorim civilo-ushtarak afër Prishtinës, Kosovë. Pista është ndërtuar më 1965 ndërsa më 1985 aeroporti është pajisur sipas standardeve të ICAO-së. Deri në Qershor 1999, aeroporti ka pasur vetëm trafik të brendshëm. Që nga ajo kohë, Aeroporti i Prishtinës ka arritur të krijoj] lidhje të rregullta për shkëmbim të udhëtarëve dhe mallrave.
Struktura e udhëtarëve përbëhet nga diaspora e gjerë e Kosovës, punëtorët e organizatave të huaja dhe ushtarëve të NATO-s, dhe pushuesve të qendrave turistike të Mesdheut gjatë muajve të verës. Si rezultat, disa prej linjave janë vetëm sezonale. Kosova Airlines, bartësi kombëtar i Kosovës, vepron prej këtij aeroporti.

Hekurudhat në Kosovë
Hekurudhat e Kosovës shërbejnë për transportim të madhrave dhe transportim të udhëtarëve. Hekurudhat e Kosovës (HK), ofrojnë shërbimin e transportit të udhëtarëve brenda dhe jashtë Kosovës.
Vija e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874 në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ekzistues hekurudhor nëpër tërë territorin e Kosovës. Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333,451 km. Në këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej 103,4 km. Vijat hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të Kosovës përveç Gjakovës dhe Gjilanit. Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me Maqedoninë e Serbinë dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera.

Transporti i brendshëm
Për transport të brendshëm HK-të kanë këta trena të rregullt ditor:
  • Treni i Shpejt (IC) – i cili qarkullon çdo ditë në relacionin Pejë – Prishtinë – Pejë
  • Treni Lokal (TL)– i cili qarkullon çdo ditë në relacionin Pejë – Prishtinë – Pejë
  • Treni i Lëvizjes së Lirë (TLL) - në relacionin Hani i Elezit - Fushë Kosovë
Transporti ndërkombëtar
Për transport ndërkombëtarë HK kanë një tren të rregullt të ashtuquajtur Treni i Shpejtë (IC) i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë.
Për më shumë informacion si: oraret e trenave, sistemin e biletave, etj, qytetarët duhet të vizitojnë faqen zyrtare të Hekurudhave të Kosovës.
​​