Udhëtimi jashtë vendit

Pasaporta është dokumenti publik i udhëtimit që i shërben shtetasit të Republikës së Kosovës për kalimin e kufijve shtetëror dhe për vërtetimin e identitetit dhe shtetësisë. Pasaporta e re e Kosovës u zyrtarizua më 18 korrik 2008. Organi kompetent për dhënien e pasaportave është Ministria e Punëve të Brendshme. Të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të posedojnë këtë pasaportë. Për fëmijët e moshave zero deri në tre vjeç, pasaporta lëshohet me afat tre vjeçare. Nga tre deri në 18 vjeç pasaporta lëshohet me afat 5 vjeçare. Për moshat mbi tetëmbëdhjetë (18) vjeç, pasaporta lëshohet me afat 10 vjeçare.
Shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Po ashtu edhe Turqia e ka hequr sistemin e vizave pasi ato i lëshon në kufi, kundrejt një pagese prej 10€. Për të gjitha shtetet e tjera, qytetarët duhet të aplikojnë për marrje vize në ambasadat përkatëse.

Ligji mbi Letërnjoftimin
Letërnjoftimi mund të shërbejë si dokument identifikues (udhëtimi) për kalimin e kufirit shtetëror, në qoftë se kjo është rregulluar me marrëveshje ndërmjet shteteve. Çdo shtetas i Kosovës me i vjetër se gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, është i detyruar të pajiset me letërnjoftim. Të drejtën për tu pajisur me letërnjoftim e ka ai qytetar i Huaj që në kohën e dhënies së letërnjoftimit, e ka të rregulluar qëndrimin e përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës. Shtetasit nuk mund të posedojnë më shumë se një letërnjoftim.
Ministria e Punëve të Brendshme është organi kompetent për hartimin e formularëve që duhen për të mbushur për të marrë një letërnjoftim. Për personat 16-26 vjeç letërnjoftimi është i vlefshëm për pesë (5)vite. Për personat 26-60 vjeç, letërnjoftimi është i vlefshëm për dhjetë (10) vite. dhe për personat mbi 60 vjeç letërnjoftimi është i përhershëm.
​​