Mediat dhe Informimi

Media do të thotë të gjitha televizionet dhe radiostacionet që transmetojnë në territorin e Kosovës dhe të cilët janë të licencuara nga Komisioni i Pavarur për Mediave, duke përfshirë edhe mediat e shkruara.
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ i pavarur nga ndikimet politike, të çfarëdo lloji qofshin ato, për ushtrimin e përgjegjësive dhe të funksioneve të saj të përcaktuara në bazë të ligjit dhe të ligjeve tjera të zbatueshme në Kosovë në pajtueshmëri me Kornizën Kushtetuese.
KPM-ja përbëhet nga tri organe të veçanta:
  • Këshilli,
  • Zyra e Shefit Ekzekutiv dhe
  • Bordi për Ankesa të Mediave.
KPM-ja rregullon Spektrin e Frekuencave Transmetuese në Kosovë si dhe licencon transmetuesit publik dhe privat për t’i përdorur ato, në pajtueshmëri me praktikat më të mira Evropiane, duke përfshirë, mes të tjerash, zbatimin e politikës së transmetimit që do ta përcaktojë Këshilli. Këshilli udhëheq Komisionin sa i përket çështjeve strategjike që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Duke u bazuar në këshillën dhe rekomandimet e Zyrës së Shefit Ekzekutiv, Këshilli lëshon licenca dhe i ripërtërin ato, duke iu dhënë subjekteve të autorizuara të drejtën e përdorimit të frekuencave në Spektrin e Frekuencave të Transmetimit dhe është i autorizuar që të vendosë sanksione për shkeljen e rregulloreve të komisionit apo kushteve të licencës.

Për të ushtruar transmetim në Kosovë kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon Komisioni. Licencat e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre, përfshirë këtu transmetuesit digjital dhe kabllovik bëhen për një afat shtatëvjeçar për radio dhe dhjetëvjeçar për televizion. Transmetuesit e licencuar duhet të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira Evropiane, në përputhje me politikat transmetuese dhe kushtet e caktuara nga KPM-ja.
Licenca e transmetuesit nuk i lëshohet ose nuk do të vazhdoj t’i jepet:
  • partisë politike, grupit ose organizatës e cila menaxhohet nga individi i cili mban post të zgjedhur ose është anëtar i një organi ekzekutiv të një partie politike;
  • individit, ose subjektit i cili menaxhohet nga një individ, i cili është i dënuar në një proces në përputhje me standardet ndërkombëtare, për krimet e caktuara me Ligjin në fuqi.
Themelimi i Bordit për Ankesa të Mediave është themeluar në bazë të ligjit dhe kornizës kushtetuese. Bordi i Ankesave është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. Bordi i Ankesave gjykon ankesat e palëve që drejtpërdrejtë i nënshtrohen vendimit porsa i përket:
  • dhënies, refuzimit, mosripërtёrirjes ose revokimit të lejes transmetuese;
  • vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
  • shqiptimit të sanksioneve; dhe
  • çështjeve tjera të ngjashme që mbështeten në urdhëresat administrative dhe rregulloren.
​​

Vegza