Organizatat jo Qeveritare

Organizata Jo-Qeveritare” (OJQ) do të thotë organizatë jo-qeveritare e regjistruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
OJQ-ja mund të jetë “shoqatë” apo “fondacion” i themeluar për të ndjekur çështjet e përfitimit shoqëror ose interesit të dyanshëm. 
OJQ-të që veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës janë OJQ-të kosovare dhe OJQ-te ndërkombëtare.
OJQ e vendit është shoqata apo fondacioni i themeluar në Kosovë me qëllim të përmbushjes së çfarëdo qëllimi të ligjshëm, qoftë për dobi të përgjithshme apo për interes të përbashkët. Organizatë e huaj apo ndërkombëtare është personi juridik i themeluar jashtë Kosovës sipas ligjeve që në mënyrë substanciale i plotësojnë kërkesat. Shoqata është thjeshtë organizatë e anëtarëve. Shoqata mund të themelohet nga më së paku tre anëtarë të vendit apo të huaj qoftë persona fizikë apo juridikë ("Persona"), nga të cilët së paku njëri është me vendbanim apo seli në Kosovë.

Fondacioni është fond i besueshëm të hollash i dedikuar për përkrahjen e aktiviteteve të caktuara. Fondacioni është organizatë pa anëtarë e themeluar për të drejtuar pronat dhe pasuritë. Fondacioni mund ta themelohet nga një apo më shumë Persona, nga të cilët së paku njëri është me vendbanim apo seli në Kosovë.
Shoqata e cila dëshiron të regjistrohet si OJQ duhet të jetë:
  • jo-fitimprurëse
  • e pavarur nga partitë politike
  • e krijuar për qëllime ligjore, në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999)
Qeverisja e brendshme e shoqatës dhe fondacionit
Organi më i lartë qeverisës ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës dhe takohet së paku njëherë në vit, gjatë së cilës kohë merret me shqyrtimin dhe miratimin e pasurisë, të detyrimeve, të të ardhurave, shpenzimeve dhe programeve për vitin e ardhshëm. 
Organi më i lartë qeverisës i shoqatës është kuvendi i anëtarëve. Kuvendi i anëtarëve përbëhet nga të gjithë anëtarët e shoqatës.
Organi më i lartë i fondacionit është bordi i drejtorëve. Bordi i drejtorëve përbëhet nga së paku tre anëtarë. Bordi i drejtorëve është i autorizuar të emërojë ose zgjedh anëtarët e tij.
OJQ-ja mund të shpërbëhet në baza vullnetare sipas vendimit të organit më të lartë qeverisës.

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC)
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) trajnon dhe asiston organizatat jo qeveritare (OJQ) në Kosovë për të profesionalizuar më tej punën e tyre, për të artikuluar kërkesat e tyre dhe për të nxitur strukturat qeveritare për ndryshime.
Qëllimet Kryesore të ATRC-së janë të ndihmojë OJQ-të kosovare për t’u angazhuar në avokim të suksesshëm duke siguruar rregullisht informacione për:
  • mundësi për përpjekje avokimi (si legjislacioni i ardhshëm, dekretet qeveritare, programet e KB-së.)
  • iniciativat avokuese te bashkohen në Kosovë, Ballkan dhe nivel global.
  • strukturat organizative dhe përgjegjësit e trupave lokale dhe ndërkombëtare.
  • forcimin e bashkëveprimit mes OJQ-ve kosovare duke siguruar informacionin rreth mundësive të rrjetëzimit.
  • lehtësimin e shkëmbimit të informacionit dhe burimeve mes OJQ-ve ne Kosovë, Ballkan dhe në nivel global.
  • burime njerëzore dhe financiare të vlefshme në Kosovë dhe jashtë saj.
ATRC ofron librari me botime për çështjet sociale, politike dhe ekonomike që lidhen me Kosovën dhe Ballkanin. ATRC organizon debate publike dhe takime legjislative për çështje të rëndësishme ne Kosovë. Gjithashtu, ATRC ofron trajnime për të gjitha OJQ-të në Kosovë.
​​