Investimi

Në shume aspekte, Kosova është një nga ambientet më tërheqëse të bizneseve në rajon. Potenciali më i madh janë minierat, energjia, bujqësia dhe sektorët për përpunimin e ushqimit që prezantojnë mundësi për tërheqje të investimeve private. Qeveria e Republikës së Kosovës po punon që të përmirësojë më shumë klimën e investimeve në Kosovë. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërtuar me sukses një ambient stabil makroekonomik. Kosova ka pranuar EURO-n si monedhë shtetërore dhe si pasojë eliminon rrezikun e Euro-zonave. Për më tepër, Qeveria e Republikës së Kosovës drejton politikë fiskale stabile dhe progresive.
 
Arsyet që të investoni në Kosovë
Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendorë. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit.
  • Taksat në Kosovë janë shumë të ulëta krahasuar me shtetet fqinjë. Sistemi tatimor është mbajtur jashtëzakonisht i thjeshtë. Veç kësaj, Qeveria po paraqet stimulim të taksave që përkrah prodhimin vendor.
  • Resurset e lakmueshme natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore bujqësore.
  • Një fuqi të re dhe të motivuar punëtore me shpirt dhe aftësi të forta ndërmarrëse dhe gjithashtu njohuri të përgjithshme të shumicës së gjuhëve Evropiane.
Ambient stimulues për investime - Ambienti institucional i Kosovës përkrah bizneset:
  • qasje të lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregjet fqinje
  • institucione moderne në përkrahjen e bizneseve
  • procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë për regjistrimin e bizneseve (brenda 3 ditëve)
  • strukturë moderne ligjore dhe në pajtim me BE-në, dhe
  • monedha zyrtare në Kosovë është Euro, që eliminon rrezikun e Euro-zonave.
Legjislacion modern për investimet e huaja - Në veçanti, Kosova ka legjislacion modern për investimet e huaja, e siguruar si për investitorët vendor ashtu edhe për ata të huaj. Këtu përfshihen masa si trajtimi shtetëror, garanci për përdorimin e të ardhurave pa kufizime, moslejim të favorizimeve dhe diskriminimeve dhe gjithashtu mbrojtje ndaj shpronësimeve.

Pozita gjeografike e Kosovës -
 Lokacioni qendror në rajon e bën Kosovën vend shumë të favorshëm për të investuar. Kosova është e pozicionuar në mes të tregut potencial në Evropën Jug-Lindore prej 100 milion banorëve. Kosova është e lidhur mirë me qendrat rajonale me rrugë, hekurudha, dhe komunikime ajrore. Republika e Kosovës lidhet me qendrat rajonale me 16 rrugë që kalojnë përmes Kosovës.
​​