Kthimi

Pjesëtar i mërgatës kosovare konsiderohet çdo person i cili e ka qëndrimin e ligjshëm dhe të rregullt jashtë Kosove, por i cili dëshmon se ka lindur në Kosovë dhe se ka lidhje të ngushta familjare dhe ekonomike në Kosovë.
Pjesëtari i mërgatës kosovare konsiderohet edhe secili person i cili është pasardhës brenda një gjenerate i personit që ka lindur në Kosovë, i cili dëshmon se mban lidhje familjare në Kosovë.

Shtetasi i Kosovës mund të jetë edhe shtetas i një ose me shumë shteteve të tjera. Fitimi dhe mbajtja e shtetësisë tjetër nuk rezulton në humbjen e shtetësisë së Kosovës.
Republika e Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj që jetojnë dhe qëndrojnë jashtë vendit në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Kthimi i të gjithë kosovarëve nga mërgata, ose nga shtetet që ato kanë jetuar dhe punuar deri tani, bëhet me vullnet të lirë të vetë individit. Të gjithë shtetasit që kthehen në Republikën e Kosovës, për të jetuar dhe punuar në Kosovë, gëzojnë të gjithë të drejtat e qytetarit të Republikës së Kosovës të përcaktuar me ligj në bazë të Kushtetues së Republikës së Kosovës.
​​