Patundshmëritë

Pronat Publike - Të drejtat e pronësisë dhe obligimet e ndërlidhura të NP-ve (ndërmarrjeve publike) të cilat ofrojnë shërbime vetëm në ndonjë komunë specifike apo në numër të kufizuar të komunave, posaçërisht në fushat e ujërave të zeza, ujitjes dhe ngrohjes janë pronë e asaj komune ose komunave përkatëse.

Pavarësisht nga këto të drejta pronësore, organet kompetente të Kosovës marrin masa të duhura për implementimin e parimeve të Bashkimit Evropian për qeverisjen dhe liberalizimin e korporatave. Masat e theksuara më lart do të përjashtojnë posaçërisht rikthimin e Statusit të NP-ve të inkorporuar si Kompani të pavarura Aksionare dhe strukturave qeverisëse të korporatës të cilat janë implementuar brenda tyre.

Pronat Private - 
Kategorite e pronave private
  • Pronë e nevojshme për qëllime banimi: prona e paluajtshme, e cila u shërben njerëzve për nevoja themelore të banimit, duke përfshirë shtëpitë, banesat dhe ndërtesat e ngjashme
  • Pronë e banuar: prona e cila shfrytëzohet ose mbahet për banimin e njerëzve, duke përfshirë tokën, garazhat, hapësirat e parkimit ose ndërtesat e tjera të ngjashme jokomerciale
  • Pronë komerciale: prona që shfrytëzohet ose përdoret për qëllime biznesore, për shembull për ndonjë qëllim komercial, biznesor, për shitje me pakicë, për shërbime rekreacioni, për qëllime artistike, sportive, për arsim privat ose për qëllime mjekësore private
  • Pronë industriale: prona e cila shfrytëzohet për produkte artikujsh, për prodhim, përpunim ose deponim të mallrave, duke përfshirë fabrikat, depotë, punëtoritë dhe objektet e tjera të ngjashme
  • Pronë bujqësore: toka dhe ndërtesat të cilat shfrytëzohen për qëllime bujqësore
​​