Rryma

Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. (KEK sh.a.) është ndërmarrja e vetme energjetike në Republikën e Kosovës. Ajo është e integruar vertikalisht dhe është korporatizuar në fund të vitit 2005. Në periudha të ndryshme kohore KEK sh.a. iu nënshtrua ndryshimeve të shumta. Për një kohë të gjatë, sistemi energjetik i Kosovës ka qenë pjesë përbërëse e sistemit energjetik të ish-Jugosllavisë.

Gjatë asaj periudhe, prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë ka qenë i koncentruar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri (termo) dhe në një sasi shumë të vogla nga uji (hidro). Gjatë kësaj kohe furnizimi me energji elektrike nuk është bërë vetëm nga termocentralet e Kosovës, por edhe nga burimet tjera që prodhonin energjinë elektrike e që ishin të shpërndara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë. Sot, funksion parësor i Korporatës është prodhimi i qymyrit, prodhimi i energjisë elektrike, shpërndarja e energjisë elektrike, shërbimi i shitjes dhe përkujdesja ndaj konsumatorit. Funksionet e Korporatës rregullohen përmes politikave të Zyrës së Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës.

Distribucioni i Kosovës shtrihet në shtatë qendra të Kosovës:

Ferizaj - 0290 327 580
Komunat: Lipjan, Shtime, Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik.
Gjakovë - 0390 322 695
Gjilan - 0280 324 533
Komunat: Kamenicë, Gjilan, Viti.
Mitrovicë - 028 533 557
Komunat: Skënderaj, Vushtri, Mitrovicë, Ujman, Leposaviq, Vellac.
Pejë - 039 434 674
Komunat: Deçan, Pejë, Klinë, Burim.
Prishtinë - 038 543 458
Komunat: Besianë, Prishtinë, Obiliq, Fushë- Kosovë, Gllogoc, Artanë.
Prizren - 029 626 336
Komunat: Rahovec, Therandë, Prizren, Dragash, Malishevë

Shkyçjet /Kyçjet - Furnizuesi do te kërkoj shkyçjen e konsumatorit i cili nuk ka paguar faturën e vet ose shumën, siç përcaktohet në një marrëveshje pagimi te lidhur me ndermarrjen e energjisë, brenda afatit përfundimtar dhe sipas kushteve të përcaktuara në dispozitën e faturës ose pageses, në perputhje me Kushtet e Pergjithshme të Furnizimit me Energji te lëshuar nga ZRRE-ja (Zyra e Rregullatorit të Energjisë).

Furnizuesi do të siguroj për konsumatorin njoftimin per çkyçje
Furnizuesi dhe Operatori mund te shkyç një konsumatorë nëse ai:

  • ka refuzuar të lejoj përfaqesuesit e ndërmarjes së energjisë që të hyjë në pronë apo në godinë dhe të lexoj ose të kontrolloj njehësorin sipas kushteve të paraqitura në Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me energji të lëshuar nga ZRRE-ja.
  • futet në kategorinë e konsumatorit jo-shtëpiak, por është i regjistruar si konsumatorë shtëpiak, ose
  • nuk ka paguar ndonje depozitë garancie kur i është kërkuar nga Furnizuesi.

Furnizuesi ka të drejtë të ngarkoj me tarifa për përgaditjen e njoftimeve te çkyçjes dhe rikyçje dhe për shkyçje dhe rikyçje në përputhje çmimet e caktuara në Rregullën per Shkyçje dhe Rikyçje te Konsumatorëve në Sektorin e energjisë.


Vegza