Uji

Me qëllim të sigurimit të ujit të pijshëm, për industri dhe ujitje, në skajet e Fushës së Kosovës janë ngritur tri penda artificialedhe janë formuar tri liqene: i Badovcit (mbi lumin Graçanka), i Batllavës (mbi lumin e Batllavës, degë e Llapit), i Gazivodës (mbi lumin Ibër). Përveq këtyre në Kosovë janë ngritur edhe liqene artificiale: i Livoçit, i Përlepnicës dhe ai i Radoniqit.Liqeni i Badovct dhe i Batllavës shërbejn për furnizimin me ujë të pijshëm në rajonin e Prishtinës dhe vendbanimeve përreth, si dhe furnizim me uje teknik të objekteve industriale.
Qytete e Kosovës, në përgjithësi, kanë probleme të konsiderushme me ujë, nevojiten të ngriten edhe disa liqene artificiale në pjesët periferike të fushave në viset kodrinore-malore e malore, mirëpo për ngritjen e tyre nevojiten sasi të mëdha të mjeteve materiale.Me qëllim të realizimit të interesit të përgjithshëm gjatë shfrytëzimit të ujit nga personat fizik dhe juridik që do ta shfrytëzojnë ose do të shkarkojnë ujëra është miratuar edhe ligji për ujin. Të drejtën ujore mund ta shfrytëzojnë të gjithë personat fizik dhe juridik të brendshëm ose të jashtëm, në pajtim me ligjin.
Autoritete kompetente për administrimin e ujrave në Kosovë janë:
  • Qeveria
  • Këshilli i Kosovës për ujrat
  • Ministria
  • Autoritetet Rajonale të Pellgut Lumor (ARPL) dhe
  • Komunat.
Leja Ujore lëshohet për:
  • Nxjerrje të ujit,
  • Shkarkim të ujrave të ndotura,
  • Ndërtimin, rindërtimin ose demolimin e objekteve që ndikojnë në regjimin ujor
  • Aktivitet e minierave dhe punimet gjeologjike, të cilat ndikojnë në regjimin e ujërave
  • Shfrytëzimi i rërës, zhavorit, gurit dhe argjilit, dhe
  • Aktivitete tjera që mund të ndikojnë në regjimin ujor
Lejet për ujëra lëshohen nga:
  • MMPH për shumicën e objekteve në përjashtim të objekteve të cilat nuk kanë ujra të përdorura, dhe të cilat përmbajnë materie të dëmshme dhe të rrezikshme
  • Autoriteti Rajonal i Pellgut Lumor (ARPL) dhe
  • Komuna.
Ndotësit kryesor të ujrave sipërfaqësore janë vendbanimet, zonat urbane dhe rurale dhe pjesët industriale të zonave urbane. Ujrat e zeza dhe ato industriale shkarkohen pa kontroll dhe pa trajtim paraprak në lumenjë duke shkaktuar kështu ndotjen e ujërave me materiale organike dhe mikrobiologjike.Bazuar në të dhënat më të mira të mundshme totali i shkarkimit të ujrave të zeza në vitin 2004 në Kosovë është 1.200 l/s apo 110.000 m¹³/d
Niveli i ulët sa i zhvillimit të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit të ujrave të zeza, ndotja e lumnenjëve nga ujrat e zeza për arsye të mos ekzistencës së implementimeve, mungesa e akumulacioneve ujore, niveli i ulët i zhvillimit të sistemeve të ujitjes dhe niveli i ulët i rregullimit të shtretërve të lumenjëve janë probleme shqetësuese për shoqërinë tonë.