Financat e qytetarëve të Kosovës kanë burimin e të ardhurave në disa forma:
- nëpërmjet punësimit shtetëror
- nëpërmjet punësimit privat
- nëpërmjet vetëpunësimit
- nëse qytetari ka mbushur moshën 65- vjeçare nëpërmjet pensionit
- nëpërmjet përkrahjes financiare të familjeve dhe individëve në raste të jashtëzakonshme
- ndihmave sociale, asistencave dhe të ardhurave ndihmëse të tjera
Shumica e punëdhënësve bëjnë kalimin e pagave drejtpërdrejtë në llogaritë bankare të punonjësve.
Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë rregullon mënyrën e shpenzimeve buxhetore, kapitale dhe operative, menaxhimit financiar, kontabilitetit, përgjegjësive buxhetore dhe sistemit të raportimit financiar për autoritetet publike dhe ndërmarrjet publike në Kosovë, si dhe për përshkrimin e kompetencave dhe detyrave të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave dhe autoriteteve të tjera publike rreth këtyre çështjeve.