Të drejtat e personave me nevoja speciale

Tregu i punës është i rregulluar me rregulloren e UNMIK-ut nr 2001/ 27, e cila është krijuar mbi bazën e standardeve të BE-së. Tani është ne procedure aprovimi i Ligjit te punës, po ashtu i bazuar ne standarde te BE-së.

Kjo rregullore për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë rregullon punësimin në Kosovë, duke përfshirë edhe marrëdhëniet e punës sipas të cilave kryhen punët ose shërbimet. Sipas kësaj rregullore diskriminimi ndaj një personi me të meta, gjasat e të cilit për sigurimin, ruajtjen ose përparimin në një punë të përshtatshme janë të zvogëluara në mënyrë të konsiderueshme si pasojë e të metave mendore a fizike të konstatuara me kohë, është i ndaluar.


Momentalisht në Kosovë vepron dhe skema e Pensionit për Persona me Aftësi të Kufizuara. Kjo skemë rregullohet në bazë të ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
​​