Sigurimet sociale

Sigurimet sociale të qytetarëve të Kosovës përfshijnë sigurimet shëndetësore dhe pensionet. Tashmë në Kosovë po zbatohen disa skema të pensioneve dhe sigurimet shëndetësore mbeten akoma pa u rregulluar me ligj. Që nga themelimi i Ministrisë së Shëndetësisë, sigurimet shëndetësore janë parë si krah i fuqishëm i zhvillimit dhe përparimit të Shëndetësisë kosovare. Jo vetëm në aspektin e rritjes së cilësisë së shërbimeve por edhe përparimin e sistemit të referimeve, furnizimit me barna e deri te shtimi i të hyrave nga të gjithë qytetarët që pranojnë përkujdesje shëndetësore nga profesionistët shëndetësorë brenda Republikës së Kosovës.
Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë është e përqendruar në analizën e detajuar të ligjit të parashtruar për nënshkrim te PSSP, paraprakisht të aprovuar në Kuvendin e Kosovës.

Sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e shëndetësisë, ky ligj i mungon Kosovës dhe ka angazhim të shtuar të Ministrisë së Shëndetësisë për korrigjimin e Ligjit dhe implementimin e tij sa më parë që është e mundur.
MSh ka respektuar sugjerimet e bashkëpunëtorëve gjatë hartimit të Ligjit dhe donatorëve të rëndësishëm të cilët me studimet e veta gjithëpërfshirëse kanë dhënë kontributin e çmuar në këtë drejtim.
Për më shumë informata rreth dokumentit më të rëndësishëm të përpiluara nga Banka Botërore për Sigurimet shëndetësore në Kosovë, e gjeni në Zyrën për komunikim, MSh.
Deri sa të aprovohet ky ligj, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të blejnë sigurimet shëndetësore në të gjitha kompanitë private që ofrojnë këto shërbime.
​​